29.12.2025.

RIPAROHET RRUGA BREZNICË – MUHOC DHE VENDOSEN KONTEJNERËT E RINJ

  • In Lajme
  • 20. March 2020.
  • 55 Views
RIPAROHET RRUGA BREZNICË – MUHOC DHE VENDOSEN KONTEJNERËT E RINJ

Bujanoc – Vetëqeverisja lokale po riparon rrugën Breznicë – Muhoc, duke mundësuar që fshatarët e disa fshatrave në zonën malore të lidhen me Bujanoc dhe të furnizohen me sende ushqimore dhe ilaçe.

Bujanoc – Vetëqeverisja lokale po riparon rrugën Breznicë – Muhoc, duke mundësuar që fshatarët e disa fshatrave në zonën malore të lidhen me Bujanoc dhe të furnizohen me sende ushqimore dhe ilaçe.

“Ajo rrugë ishte në gjendje të keqe, kështu që është përdorur një rrugë alternative, e cila në një pjesë kalon nëpër Kosovë dhe Metohi. Për shkak të situatës me virusin korona, kjo rrugë nuk është më si opsion, dhe ne nuk mund të lejojmë ndërprerje në furnizim dhe ndihmë mjekësore nëse është e nevojshme. Kjo është arsyeja pse Shtabi i Emergjencave e Komunës së Bujanocit menjëherë reagoi", tha Rahim Salihi, Shefi i Departamentit të Zhvillimit dhe Investimeve Komunale.

Komandanti i Shtabit, Shaip Kamberi nënshkroi një kontratë të enjten për të sanuar këtë rrugë, dhe, sipas Salihit, punimet tashmë kanë filluar.

Salihi shtoi se vendosja e 50 kontejnerëve të rinj të mëdhenj në Bujanoc dhe Tërnoc Madh gjithashtu me urdhër të Shtabit, filloi të enjten dhe do të vazhdojë edhe sot.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka