Me rastin e 8 Marsit, Ditës ndërkombëtare të Gruas, pika e informacionit e BE-së Novi Sad dhe pika e informacionit e BE-së Nish, në bashkëpunim me Qendrën Autonome të Grave, ju ftojnë në një prezantim dhe diskutim në internet me temë "Dhuna ndaj grave dhe shëndeti".
Me rastin e 8 Marsit, Ditës ndërkombëtare të Gruas, pika e informacionit e BE-së Novi Sad dhe pika e informacionit e BE-së Nish, në bashkëpunim me Qendrën Autonome të Grave, ju ftojnë në një prezantim dhe diskutim në internet me temë "Dhuna ndaj grave dhe shëndeti". Punëtoria do të mbahet të martën, 9 mars 2021, duke filluar nga ora 19:00 dhe do të drejtohet nga psikologia Tanja Ignjatoviq.
Dhuna ndaj grave është një problem i madh social, që kërcënon të drejtën e grave për një jetë të lirë dhe të shëndetshme. Megjithëse gratë më së shpeshti i përjetojnë dhunës nga burrat, partnerët intimë dhe anëtarët e tjerë të familjes, përgjegjësia për të reaguar ndaj dhunës bie mbi të gjithë anëtarët e shoqërisë sepse dhuna nuk është çështje private. Duke rrezikuar jetën e grave, dhuna e bën të pamundur arritjen e barazisë së përgjithshme, zhvillimit dhe paqes në shoqëri.
Disa nga temat që do të diskutohen:
• Jeta në dhunë dhe pasojat për gratë në mjedisin e tyre
• Mekanizmat ligjorë për mbrojtjen e grave
• Ndikimi i dhunës në shëndetin e grave
• Njohurit mbi mundësit në mbrojtje nga dhuna
Regjistrimi në seminar bëhet duke plotësuar një formular në internet në të cilin mund të keni qasje në https://euinfo.civicatalyst.org/registracija
Tanja Ignjatović, e cila e udhëheq seminarin, mirret me punën konsultative individuale me gratë që kanë përvoj nga dhuna e meshkujve. Fusha e sasjë e ekspertizës është dhuna ndaj grave në raporte të partneritetit intim,përgjigje institucionale mbi dhunën ndaj grave dhe dhunës në familje, keqpërdorimi i fëmijëve kundër grave-nënave që kan përvojë të dhunës,politika të barazisë gjinore në programet arsimore dhe përgjigje të sistemit arsimor në barazi të formuar nga dhuna.
Burimi: euinfo.rs dhe Trupi koordinues











