Shoqëria "Çelësi i Artë" nga Nishi realizon projektin "Edu karavan", i cili është dedikuar për fëmijët e prodhuesëve të duhanit nga territori i Preshevës dhe Bujanocit. Aktivitetet kryesore të karavanit do të realizohen në korrik dhe gusht përmes puntorive kreative dhe edukative.

Shoqëria "Çelësi i Artë" nga Nishi realizon projektin "Edu karavan", i cili është dedikuar për fëmijët e prodhuesëve të duhanit nga territori i Preshevës dhe Bujanocit. Aktivitetet kryesore të karavanit do të realizohen në korrik dhe gusht përmes puntorive kreative dhe edukative.
Edukatorët çdo ditë vijnë nga Nishi në fshatrat Leran dhe Tërnoci i Madh, në shkollat fillore „Muharrem Kadriu“ dhe „9 Maj“ , ku do të punojnë nga ora 10 deri 14. Fëmijet dhe të rinjët me autobusa vijnë në dy shkolla nga fshatrat në rrethin Bilaç, Nasalcë, Letovicë, Turi, Raincë, Strezocë, Sllavujevcë etj.
"Edu karavanin" e përbëjnë anëtarët e "Çelësit të Artë", në mes të cilëve janë ekologët dhe mbrojtësit e mjedisit jetësor, pastaj studentët e Fakultetit të Mjedisit Jetësor, maqinerisë dje biologjisë.
Pjesë e ekipit përbëjnë edhe artistët, ndërsa projektin e ka mbështetur Zyra për të Rinj e Preshevës dhe Bujanocit.
Në fund rezultatet do të shihen në punët kreative të zejtarisë, si dhe aftësive dhe diturive të reja. Ndjekësit presin punëtori të filmave, fotografive dhe artit si dhe punëtori artistike, ku të rinjët do të skulpturojnë, punojnë me gips, vizatojnë në xhamë, murale, kollazhe dhe grafikë.
Disa nga temat janë të lidhura për reciklimin e letrave dhe mbeturinave, bujqësisë organike dhe mbjelljen e duhanit.
Përmes përvetësimit të aftësive, ndjekësit do të marrin pjesë në lojra të ndryshme ekipote. Për arsye se është fjala për mjedisin multietnik, këto punëtori do t'i vizitojnë edhe fëmijët e nacionalitetit shqiptar dhe serb. Ashtu që komunikimi të mos vështirësohet ekipet kanë përkthyes, njerëz të rinj të cilët ndihmojnë shumë. Ndjekësit më aktiv dhe më të rregullt të karavanit do të shpërblehen, ndërsa në fund të projektit do të organizohet udhëtim i përbashkët dhe ekspozitura e punëve, të cilat janë të planifikuara për shtator.
Burimi: Narodne Novine – Nish dhe Trupi Koordinues











