31.12.2025.

PREZANTIMI I PROGRAMIT “EUROPA PËR QYTETARËT DHE QYTETARET” NË BUJANOC

  • In Lajme
  • 6. February 2019.
  • 45 Views
PREZANTIMI I PROGRAMIT “EUROPA PËR QYTETARËT DHE QYTETARET” NË BUJANOC

Канцеларија за сарадњу са цивилним друштвом Владе Републике Србије, као национална контакт тачка за програм Европске уније „Европа за грађане и грађанке” у Србији, у сарадњи са Службом Координационог тела Владе Републике Србије…

Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile e Qeverisë së Republikës së Serbisë, si pikë nacionale  e kontaktit për programin e Unionit Europian “Europa për qytetarët dhe qytetaret” në Serbi, në bashkëpunim me Shërbimin e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë fton organizatat e shoqërisë civile, njësit e vetqeverisjes lokale, institucionet arsimore dhe kulturore dhe akterët e tjerë të interesuar, që të paraqesin përfaqësuesit e tyre për pjesëmarrje në prezantimin e programit “Europa për qytetarët dhe qytetaret”.

Prezantimi do të mbahet më 20 shkurt 2019, ora 12:00, në Bujanoc, në hapësirat e Paraleles së Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, rr. Karagjorgje Petroviq p.n.

Qëllimi i prezantimit është prezantimi i qëllimeve dhe prioriteteve të Unionit Europian “Europa për qytetarët dhe qytetaret”, njohja me strukturën dhe afatet e tij për dorëzimin e propozim projekteve, si edhe prezantimi i rezultateve të deritanishme të pjesëmarrësve nga Serbia.

Gjithashtu, gjatë këtij prezantimi do të prezantohen edhe planet e Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për financimin e organizatave të shoqërisë civile për këtë vit, si ndër aktivitetet më të rëndësishme të Zyrës për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile dhe përkrahja e cila Zyra mund t`ia ofroj sektorit civil dhe publik.

Paraqitja për pjesëmarrje bëhet kryesisht përmes rrugës elektronike në adresën: office@civilnodrustvo.gov.rs, më së voni deri më 18 shkurt 2019, në ora 14:00, me shënimin “Paraqitja për prezantimin EFC – Bujanoc”.

Qëllimet kryesoret të programit “Europa për qytetarët dhe qytetaret” jan kontributi i mirëkuptimit të Unionit Europian, historitë dhe diversiteti i tyre, si edhe promovimi i qytetarisë europiane dhe avansimi i pjesëmarrjes qytetare dhe demokratike në nivel të UE-së. Për më shumë informacione mbi programin EFC, vizitoni uebfaqja e Zyrës apo thirrni në telefonin (011) 31 30 968.

Vërejtje: Organizatorët nuk kanë mundësi që pjesëmarrësve dhe pjesëmarresve t`ia refundojnë harxhimet e rrugës.

DOKUMENTET PËR SHKARKIM:

Ftesa Publike

Agjenda

LINKU:  http://civilnodrustvo.gov.rs/poziv/predstavljanje-programa-%22evropa-za-gra%C4%91ane-i-gra%C4%91anke%22-u-bujanovcu.39.html?invitationId=574&fbclid=IwAR2SB16gHI_TjnbZys0ZQtmnE5nRuAeE1TZnHUewCouiqbtCDWfym-yZZAM

Burimi: Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака