31.12.2025.

POLICIA E SHTON KONTROLLËN E TRANSPORTIT TË EMIGRANTËVE

  • In Lajme
  • 7. October 2015.
  • 48 Views
POLICIA E SHTON KONTROLLËN E TRANSPORTIT TË EMIGRANTËVE

Preshevë, Bujanoc – Pjesëtarët e policisë së komunikacionit kanë shtuar kontrollet e transportit të autobusave privat dhe të transportuesve të taksive të cilët transportojn refugjatët në territorin e komunës së Bujanocit dhe Vrajës, mbas fatkeqësisë së komunikaciont në të cilën një person e humbi jetën, ndërsa disa prej tyre morrën plagë të rënda dhe të lehta.

Deri më tani sipas të dhënave të policisë, janë ngritur më shumë së 700 vepra penale dhe për kundërvajtje kundër transportuesve ilegal, ndërsa edhe kundër qytetarëve të Sirisë, Afganistanit dhe Irakut, të cilët kanë nxituar që sa më shpejtë të arrijnw në kufirin e Kroacisë dhe Hungarisë, kanë rrefuzuar regjistrimin nga ana e policisë në Qendrën për Pranimin e Refugjatëve në Preshevë.

Burimet e policisë nga jugu i Serbisë njoftojnë se “kontrollimi i transportuesve të emigrantëve dhe personave të tjerë nga shtetet e huaja do të rritet më shumë në ditët në vijim, në mënyrë që të parandalohet edhe pagesa e pa rregulltë e taksive dhe shërbimeve transportuese”.

Në Qendrën për Pranim në Preshevë, dje vërtetimet për udhëtim përmes Serbisë i kanë marrë më shumë se 2.000 njerëz, të cilët përmes rrugëve dytësore kalojn kufirin në mes Maqedonisë dhe Serbisë dhe vijnë në vendbanimin ku janë vendosur tendat në fshatin Miratoc. Ka pasur edhe disa incidente të vogla në mes refugjatëve, tek të cilët vërehet nervoza sëbashku me dëshirën që sa më shpejtë të vazhdojnë rrugën në drejtim të veriut të Serbisë. Refugjatët nga vendet afrikane dhe aziatike në jugun e Serbisë hyjnë edhe përmes kufirit serbo-bullgar, duke shfrytëzuar kalimet ilegale në territorin e komunave Dimitrovgrad, Negotin dhe Bosilegrad. Numri i tyre është më i vogël krahasur me numrin e atyrëve që vijnë në Preshevë, rreth 150 deri 400.

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka