Bujanoc – Beograd – Në liqenin e Bujanocit janë duke u rregulluar brigjet e tij, duke filluar nga ish-restoranti përgjatë liqenit ndërsa Komuna do të mundohet që vitin e ardhshëm të sigurojë mjete për pastrimin e plotë të vetë liqenit.
Bujanoc – Beograd – Në liqenin e Bujanocit janë duke u rregulluar brigjet e tij, duke filluar nga ish-restoranti përgjatë liqenit ndërsa Komuna do të mundohet që vitin e ardhshëm të sigurojë mjete për pastrimin e plotë të vetë liqenit.
Këtë vit nuk janë ndarë mjete për rindërtimin e rrugës nga Bujanoci deri te liqeni, por është duke u menduar edhe për këtë, ka thënë kryeshefja e Drejtorisë për investime dhe zhvillim, Fazila Azemoviq.
Ajo theksoi se gjithçka që po bëhet tani në fakt është krijimi i parakushteve për realizimin e një projekti të madh vitin e ardhshëm.
“Tani po rregullojmë një rrugë dheu në bregun e majtë dhe një qasje në në liqen nga ajo anë. Plani është që vitin e ardhshëm të sigurohen fonde për pastrimin e liqenit, nxjerrjen e llumit dhe hudhjen të peshqëve, përmes Ministrisë së mbrojtjes së mjedisit. Me këto punime ne ofrojmë kushte për të gjitha këto – thotë Azemoviq.
Sipas saj, rregullimi i bregut të majtë do të ndalet në punimet e dheut dhe mundësisht me mbushje me zhavorr.
Barishtet përgjatë bregut janë hequr plotësisht, kemi lënë vetëm pemë cilësore ndërdsa u hoqën shkurret nga të cilat liqeni nuk shihej ndërsa barishtet kishin mbuluar edhe hyrjen e betonuar të liqenit. Në vendet ku ka ka pasur rrjedhje të ujit janë bërë 6 kullime duke ndaluar kështu erozionin dhe shkatërrimin e rrugëve prej dheu. Tani jemi duke rregulluar këtë rrugë dhe brigjet e liqenit – thotë kryeshefja.
Gjithashtu është planifikuar një mini shteg përgjatë liqenit, ndërsa në pranverë do të vendosen dhe tavolina.
Në rrugën e asfaltuar nga Bujanoci deri te liqeni do të ketë intervenime të vogla – heqja e degëve që bllokojnë rrugën dhe depozitat e dheut.
“Sigurisht që tani nuk do të mund të asfaltonim, sepse asfalti i ri do të shkatërrohej gjatë kalimit të makinerive të rënda për pastrimin e liqenit. Zgjerimi i asaj rruge është sfidë, duke qenë se ka parcela private në të dyja anët, por nuk është e pamundur. Duhet të bëjmë shpronësime dhe do të mundohemi të sigurojmë zgjerim për të paktën një trotuar në njërën anë të rrugës. Proj kjo rrugë e qasjes deri te liqeni do të punohet në fund të projektit – paralajmëron Azemoviq.
Ajo po ashtu theksoi sasinë e madhe të mbeturinave që qytetarët lënë pas, e veçanërisht apeloi që të gjithë të kenë kujdes kur tashmë po punojnë për ngritjen e një shetitoreje cilësore.
“Kontejnerët do të vendosen së shpejti. Kërkoj nga qytetarët që të sillen me ndërgjegje” – theksoi ajo.
Kjo fazë e punimeve pranë liqenit të Bujanocit do të përfundojë javën e ardhshme.
Vlera e investimit është 2.5 milionë dinarë, ndërsa punimet i kryen nga d.o.o Shera.
Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues











