31.12.2025.

PËRKRAHJA UE-SË PËR ZHVILLIMIN E INFRASTRUKTURËS PUBLIKE – 4,5 MILIONË EURO PËR 37 PROJEKTE TË REJA

  • In Lajme
  • 5. October 2018.
  • 40 Views
PËRKRAHJA UE-SË PËR ZHVILLIMIN E INFRASTRUKTURËS PUBLIKE – 4,5 MILIONË EURO PËR 37 PROJEKTE TË REJA

Leskovac-Surdulicë-Bujanoc-Vladiçinn Han-Tërgovishtë – Bashkimi Evropian (BE) do të financojë zhvillimin e EU PRO në 37 vetëqeverisje lokale në rajonet e Shumadisë dhe Serbisë perëndimore dhe Jugut dhe Serbisë Lindore me zbatimin e projekteve të infrastrukturës lokale për katër milion e gjysmë euro. Qëllimi është që të ketë një cilësi më të mirë të jetës për njerëzit.

Leskovac-Surdulicë-Bujanoc-Vladiçinn Han-Tërgovishtë – Bashkimi Evropian (BE) do të financojë zhvillimin e EU PRO në 37 vetëqeverisje lokale në rajonet e Shumadisë dhe Serbisë perëndimore dhe Jugut dhe Serbisë Lindore me zbatimin e projekteve të infrastrukturës lokale për katër milion e gjysmë euro. Qëllimi është që të ketë një cilësi më të mirë të jetës për njerëzit.

Projektet, të bazuara në vlerësimin administrativ, programatik dhe teknik të propozimit, u miratuan nga Këshilli Drejtues i Programit, kryesisht do të përmirësojnë kushtet në institucionet kulturore dhe sportive, shkollat dhe kopshtet, institucionet shëndetësore dhe të kujdesit social dhe do të përmirësojnë infrastrukturën komunale që në veçanti do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës së anëtarëve dhe anëtarëve të grupeve të cënueshme.

Kështu, popullsia, posaçërisht fëmijët dhe të rinjtë në Bela Palanka, Babushnicë, Batoçinë, Çajetinë, Dimitrovgrad, Golupac, Kragujevc, Kraljevë, Knjazhevac, Lubovi, Priboj, Prijepole, Pozhegë, Rekovc, Surdulicë, Svilajnac, Shabac, Uzhicë, Vellika Planë dhe Vladiçin Han, pas renovimit ose ndërtimit të objekteve sportive dhe kulturore, do të kenë kushte adekuate për trajtimin e sporteve, ndërsa përmbajtja kulturore në nivel lokal do të përmirësohet.

Në Leskovc, Meroshinë, Prokuplje, Sjenicë dhe Smederevë do të përmirësohen kushtet për qëndrim, studim dhe punë në shkolla dhe çerdhe, me vëmendje të veçantë për efikasitetin dhe sigurinë e këtyre objekteve.

Infrastruktura komunale, dmth. furnizimi me ujë, sistemet e kanalizimeve dhe ndriçimi publik, do të përmirësohet në dhjetë komuna programore edhe atë në Aleksinc, Bolevac, Bosilegrad, Bujanoc, Doljevac, Kuçevë, Kurshumli, Rashkë, Tërgovishtë dhe Valevë me mbështetjen e Bashkimit Evropian në Zhabar do të rikonstruktuohet Qendra për Punë Sociale, ndërsa në Zhagubicë Shtëpia e Shëndetit.

Me mbështetjen në zbatimin e këtyre projekteve, infrastrukturën publike, Bashkimi Evropian kontribuon direkt në një jetë më të mirë për popullatën duke përmirësuar cilësinë dhe disponueshmërinë e shërbimeve, shëndetësore dhe shërbimeve sociale, si dhe kushte më të mira për arsimimin dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjve.

Në thirrjen publike, e cila ishte e hapur nga 26 prill deri më 29 qershor 2018, kanë arritur një total prej 46 projekt propozime, dhe një nga kushtet e domosdoshme për aplikime ishte ekzistenca e një leje ndërtimi dhe pjesëmarrjen financiare të paktën 15 për qind të vlerës së projektit. Kështu, 37 vetëqeverisjet lokale me projekte të miratuara do të marrin pjesë në realizimin me 1.6 milion euro, kështu që buxheti i përgjithshëm i të gjitha projekteve vlerësohet në 6.1 milion euro.

Burimi: Jugpress dhe Trupi Koordinues

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka