Më herët në Vrajë është mbajtur punëtoria profesionale “Përgjigja e përbashkët për dhunën ndaj grave në Rrethin e Pçinjës”. Këtë punëtori e ka organizuar SOS telefoni nga Vraja, në kuadër të programit të punës dhe ndërtimit të Rrjetit Rajonal OJQ-ve dhe institucionit kundër dhunës ndaj grave në Rrethin e Pçinës.
Më herët në Vrajë është mbajtur punëtoria profesionale “Përgjigja e përbashkët për dhunën ndaj grave në Rrethin e Pçinjës”. Këtë punëtori e ka organizuar SOS telefoni nga Vraja, në kuadër të programit të punës dhe ndërtimit të Rrjetit Rajonal OJQ-ve dhe institucionit kundër dhunës ndaj grave në Rrethin e Pçinës.
Inciativën për formimin e Rrjetit të parë rajonal nga fusha e ndalimit të dhunës ndaj grave në familje, më 9 dhjetor 2014, e kanë nënshkruar rreth 100 pjesëmarrës të Konferencës së Parë Rajonale kundër dhunës ndaj grave në rrethin e Pçinjës, të cilën e ka organizuar SOS telefoni nga Vraja, nën ndihmën e UN – Programit për Serbi.
Punëtoritë do të organizohen për përfaqësuesit e OJQ-ve dhe insitucioneve kompetente në 7 komunat e Rrethit të Pçinjës dhe do t`i dedikohen sëpari profesionalistëve nga institucioni kompetente dhe OJQ të cilat në vitet e fundit kanë marrë pjesë në seminaret dhe punëtoritë në temën njohja dhe ndalimi i dhunës ndaj grave në familje, të cilën e ka organizuar Këshili për Drejtat e Njeriut në Vrajë/SOS telefoni nga Vraja me partnerët e saj, ka thënë juristja Mirosllava Despotoviq.
Ligjëruese në këtë punëtori ka qenë Lidija Millanoviq, bashkëpuntorja e OJQ-së “IDEAS” nga Beogradi, e cila mirret me zhvillimin e sistemit të mbrojtjes sociale dhe njëra ndër ekspertet në fushën mbi punën me viktimat e dhunës. Millanoviq në këtë punëtori ka prezentuar qëllimet dhe mënyrën e punës, si dhe rezultatet e bashkëpunimit në Rrethin e Pçinjës në fushën e mbrojtjes së grave nga dhuna. Sipas fjalëve të saja, është shumë e rëndësishme që në zgjidhjen ë këtij problemit të marrin pjesë të gjitha institucionet e sistemit dhe që bashkësia të organizohet në mënyrë që t’i ofrohet ndihma.
Burimi: RTV i Vrajës dhe Trupi Koordinues











