29.12.2025.

PËRGJIGJA E KRYEMINISTRIT TË SERBISË ALEKSANDËR VUÇIQIT NË PYETJEB E DEPUTETIT SHAIP KAMBERI

  • In Lajme
  • 1. August 2014.
  • 30 Views
PËRGJIGJA E KRYEMINISTRIT TË SERBISË ALEKSANDËR VUÇIQIT NË PYETJEB E DEPUTETIT SHAIP KAMBERI

Beograd – Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të pakicës shqiptare në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberit, se kur nxënësit prej klasës së parë deri në klasën e katërt të shkollës fillore të kësaj pakice do të fitojnë tekste falas në gjuhën shqipe, kryeministri i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë që tekstet do të arrijnë deri më 1 shtator:

 “Plotësisht e keni me të drejtë në kësoj probleme ka pasur edhe më herët. Ka problem edhe me tekstet në gjuhën kroate dhe bullgare dhe ne do të japim maksimumin që para 1 shtatorit këtë t’a rregullojmë. Shteti detyrat e tij ndaj gjithë qytetarëve duhet t’i përmbush, mirëpo presim që ju personalisht edhe të gjithë të tjerët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë t’i përmbushni obligimet e juaja ndaj shtetit dhe të fillojnë të paguajnë rrymën rregullisht, sepse Serbia ka të drejtë që  marrë atë çka i takon asaj”, tha Vuçiq.

„Lutni votuesit që të pranojn prej shtetit tekstet në gjuhën shqipe, do t’i sigurojmë ato, ne nuk e bëjm këtë përshkak të Europës, por për arsye se i rrespektojmë të gjithë qytetarët tonë”, tha Vuçiq dhe shtoi „nuk keni nevoj t’a doni Serbinë, mirëpo ju lus që t’a rrespektoni dhe të filloni t’i kryeni obligimet ndaj saj”.

Në vëretjen e Kamberit që nuk i’u është e qartë që në secilin dokument të Serbisë, Kushtetutë, ligje dhe konventa ndërkombëtare, shkruan se të drejtat e pakicave varen nga pagesa e rrymës, kryeministri Vuçiq përsëriti se problemi me tekstet do të zgjidhet deri në fillim të vitit të ardhshëm shkollor.

„Ju kujdesuni që rregulloni faturat e rrymës“, tha Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se deri më tani „fillojnë të bien gjithë ata të cilët kanë të holla e nuk paguajnë rrymë“, siç tha ai nuk do të ishte në rregull që „ju“ (shqiptarët) nuk paguani me vite të tëra“.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka