Bujanoc – Beograd – Në fshatin Samollicë kanë përfunduar punimet në projektin e asfaltimit të tri rrugëve, për të cilin komuna ka ndarë 6 milionë dinarë.
Bujanoc – Beograd – Në fshatin Samollicë kanë përfunduar punimet në projektin e asfaltimit të tri rrugëve, për të cilin komuna ka ndarë 6 milionë dinarë.
“Kanë përfunduar punimet në infrastrukturën rrugore në fshatin Samollicë. Bëhet fjalë për tre rrugë në këtë fshat, asfaltimi i të cilave është parashikuar në buxhetin e vitit 2022”, thuhet nga komuna.
Gjatësia totale e rrugëve të asfaltuara është 833 metra.
Kontraktor është kompania “Saba Belca”.
Burimi: Bujanovacke, Shërbimi i Trupit koordinues











