Vranjë, Bujanoc – Rezultatet e arritura në përforcimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të cilat veprojnë në jugun e Sërbis do të jetë tema kryesore e vizitës së sotme të Bujanocit Merilin Shmidt, Zëvendës Drejtor në Zyrën Agjencionit amerikan për zhvillimin ndërkombëtar(USAID) ne Sërbi.

Shmit dje në Vranjë ka nënshkruar një marrëveshje për mbështjen e vazhdueshme në zhvillimin e ndërmarjeve të vogla dhë te mesme, ndërsa me kryetarin e komunës së Vranjës Mirolub Stojçiçem ka biseduar rreth mënyrave të mbështetjes së qytetit në këtë sektor.
Merilin Shmit ka biseduar me përfaqësuesit e gjashtë ndërmarjeve të vogla dhe të mesme të cilëve USAID i ka bërë të mundur të modernizojnë identitetin e tyre vizual, forcimin e markës , dhe të zhvillojnë modernizimin e meterialeve të nevojshme për aktivitetet e marketingut në tregjet e reja.
Kjo ndërrmarje do të paraqes rezultatet e biznesit të fituara duke iu faleminderuar kësaj forme të mbështetjes si dhe rezultatet e pjesmarrjes gjatë panaireve mbrenda dhe jashtë vendit.
Programi i mbështetjes i prezentuar në panaire i ka mundësuar kompanive që marrin pjesë në të, se që nga viti 2008 e deri më sot, të bëjnë shitjen me vlerë prej 11 milion euro dhe kështu të ngjiten në tregjet e Gjermanis, Rusis, Bellorusis, Cekios dhe Polonis.
Delegacioni USAID do të vizitoj objektet e prodhimit të kompanive ,,Shampi-co“ dhe ,,Celiku“, ku do të njihet me rezultatet e programit për përmirësimin e konkurencës.
Këto dy ndërmarje janë më të sukseshmet nga 137 ndërmarje të vogla dhe të mesme , të cilat janë të përfshira në aktivitetet e USAID-it Programin për pëforcimin e sigurisë ekonomike.