30.12.2025.

PËR ÇKA BIBLIOTEKËS NË BUJANOC PO I’U ZVOGLOHET HAPSIRA E PUNËS

  • In Lajme
  • 1. September 2015.
  • 37 Views
PËR ÇKA BIBLIOTEKËS NË BUJANOC PO I’U ZVOGLOHET HAPSIRA E PUNËS

Bujanoc – Për nevoja të institucioneve tjera bibliotekës në Bujanoc e cila gjindet në Shtëpin e kulturës, në atë vend çdo vit po i zvoglohet hapsira e punës.

Bujanoc – Për nevoja të institucioneve tjera bibliotekës në Bujanoc e cila gjindet në Shtëpin e kulturës, në atë vend çdo vit po i zvoglohet hapsira e punës.

 “Biblioteka multietnike në Bujanoc egziston nga viti 1948. Punojmë vazhdimisht. Biblioteka në institucionin e saj bazë dhe në katër paralele të ndara të cilat gjinden në Tërrnocin e Madh, Bilaç,Muhovc dhe në Klenik, ka rreth 75.000 libra. Në Shtëpin e kulturës jemi vetëm me qëra kurse të gjitha hapsirat tona, duke i përfshirë depot dhe zyret nuk i merr as 300 katrorë” thotë drejtoresha Llidija Trajkoviq, duke spjeguar se ata janë të më të imt në ato hapsira pas vendosjes së Shkollës së lartë për arsimim dhe mësues. 

Pastaj në Shtëpin e kulturës edhe radio lokale ka marrë një zyre dhe një pjesë të koridorit, kurse edhe një pjesë e hapsirës i’u është ndarë Fakultetit ekonomik të Suboticës.

 “Kemi qenë të detyruar që të ndërtojmë një pjesë të bibliotekës të improvizojmë dhe të huazojmë një paralele. Me arsyje që nuk kemi sallë leximi, dhe për atë kemi gjetur dy zgjidhje të përkoshme. Problemi i veçant me gjithë atë është fakti se këto dy dekada nuk është investuar asgjë. Itisoni në dysheme është nga viti 1982, po edhe  raftet janë thuaj se gati jashtë përdorimit”, ka thënë Llidija Trajkoviq, duke veçuar që në dy Panairet e funditit të librit as nuk kanë shkuar për arsyje se nuk kanë vend ku ti vendosin librat e reja.

Stojança Arsiq nënkryetar i komunës së Bujanoct, vërteton që drejtoresha në raportet e saja i ka cekur të gjitha mangësit dhe problemet për hapsirat e këtij institucioni e cila i ka 1.500 antarë, por thotë se tash momentalisht nuk ka kushte për ndonjë investim të ri. Për veq vullnetit të mirë nuk ka as mjete për projektin e renovimit të Shtëpis së kulturës.

Burimi: Veçernje novosti dhe Trupi koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака