30.12.2025.

NUK KA BLERËS PËR RADIO MEDVEGJËN

  • In Lajme
  • 7. September 2015.
  • 46 Views
NUK KA BLERËS PËR RADIO MEDVEGJËN

Medvegjë – Radio multinietnike Medvegja, është i vetmi medium në këtë komunë, sëshpejti do të ndaloj të egzistojë sepse nuk ka pasur blerës të interesuar.

Medvegjë – Radio multinietnike Medvegja, është i vetmi medium në këtë komunë, sëshpejti do të ndaloj të egzistojë sepse nuk ka pasur blerës të interesuar.

Të punësuarit, serbë dhe shqiptarë shpresojnë që do të gjindet ndonjë zgjidhje.

Gazetarja i programit në gjuhën serbe, Javorka Jovanoviq, thotë se po nëse gjindet zgjidhje për radion, e vetmja mundësi për personat e punësuar në Medvegjë është që të largohen dhe të kërkojnë punë në ndonjë vend tjetër.

Ajo ka shtuar se të punësuarit kanë marrë premtime nga vetqeverisjet lokale se janë në anën e tyre si dhe premtime për ndihmë nga Trupi Koordinues, që eventualisht të kalojë në finansim projektues po nëse nuk gjendet blerës dhe se egziston mundësia që të punësuarit ta blejnë radion, sepse nuk kanë të drejtë në aksione.

„Gjithçka është e qartë, që në rast mbylljeje të radios, Medvegja do të mbes pa asnjë medije dhe se 13 familje sigurisht do të duhet të ndrrojnë vendbanimin. Përveç se mbesim pa punë, ndërsa punë në Medvegjë nuk ka, do të jetë vështirë të mbijetojmë këtu. E vetmja e ardhme në këtë rast është që të largohemi”.

Jovanoviq ka shtuar se kanë shpresuar se përshkak të programit multietnik në këtë mjedis të njejtë do të mbijetojë.

“Ne në mes veti me të vertetë komunikojmë mirw. Redaksia serbe dhe shqiptare kanë bashkëpunim të përkryer, gjithçka deri më tani ka funksionuar dhe do të jetë dëm edhe për njërën edhe për tjetrën palw që i vetmi medium në Medvegjë të mbyllet”, ka thënë Jovanoviq.

Me këtë pajtohet edhe redaktori i redaksisë shqiptare Fidan Kosumi.

“Qëndrim edhe i redaksionit shqiptar dhe serb për këtë çështje është i njejti, ndërsa mund t’i faleminderohemi vetqeverisjes lokale dhe Trupit Koordinues për komunë Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për përpjekjet të cilat kanë bërë dhe të cilat bëjnë që të ende të mbijetojë Radio Medvegja”, ka shtuar Kosumi.

„Ky është i vetmi medium i cili funskionon në dy gjuhë në territorin e komunës së Medvegjës“, sqaron Kosumi dhe shton që programi i përshtatet strukturës së banorëve.

„Vet terreni në Medvegjë është asisoj që media më efikase është pikërisht radio“, ka shtuar Kosumi.

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka thnë se „egziston marrëveshja me komunën që Radio Medvegja të vazhdojë të punoj në këtë formë, që të gjithë njerëzit të cilët dëshirojnë të qëndrojnë të punojnw“.

Stankoviq ka shtuar se Radio Medvegja „iu është e nevojshme kësaj komune. Njerëzit do të duhej të vazhdojnë të punojnë dhe ne nuk do të përkrahim qëndrimin që njerëzit ta humbin punën e tyre dhe pastaj tw mos mund të sigurojn vetes egzistencë me punën e tyre.

Burimi: FoNet, Akter dhe Trupi Koordinues

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka