26.12.2025.

NIKOLLA MLLADENOVIQ FITOI MEDALJEN E ARTË NË TURNEUN “LORD CAP 2022” NË SHKUP DHE ÇMIMIN IA DEDIKOI BASHKËQYTETARËVE TË TIJ

  • In Lajme
  • 23. May 2022.
  • 71 Views
NIKOLLA MLLADENOVIQ FITOI MEDALJEN E ARTË NË TURNEUN “LORD CAP 2022” NË SHKUP DHE ÇMIMIN IA DEDIKOI BASHKËQYTETARËVE TË TIJ

Medvegjë – Beograd – Përfaqësuesi i Serbisë në Federatën GKF dhe garues i klubit të karatesë “Jabllanica”, Nikolla Mlladenoviq nga Medvegja, në Turneun Ndërkombëtar “Lord Drop 2022” është shpallur garuesi më i mirë i turneut.

Mlladenoviq fitoi vendin e parë në luftimet mbi 75 kg, duke fituar në finale garuesit nga Shkupi.

“Vendi i dytë i takoi garuesit nga Maqedonia e Veriut, ndërsa vendin e tretë e zunën garuesit nga Hungaria dhe Bullgaria. “Dëshiroj ta shfrytëzoj rastin të falënderoj në radhë të parë pushtetin lokal, në krye me Dragana Kulliqin, e cila gjithmonë i plotëson nevojat e mia dhe më ndihmon në maksimum, trajnerin tim Millivoje Zlatkoviq, Shoqatën Sportive të Medvegjës dhe Klubin e Karatesë Jabllanica”, tha. Mlladenoviq.

Ai ka uruar bashkëqytetarët për Ditën e Komunës së Medvegjës dhe ua ka kushtuar këtë medalje.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues

Погледајте још

Најновије

Архива чланака