Mitroviq në fjalën e tij theksoi se Shërbimi i Trupit Koordinues që nga viti 2012 zbaton programin e ndarjes së mjeteve jopërfituese për subjektet mikro, të vogla dhe të mesme në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në përputhje me Programin e masave që çdo vit miratohet nga Qeveria e Republikës së Serbisë.
Ai theksoi se nga fillimi i programit e deri më sot Shërbimi i Trupit Koordinues ka ndarë rreth 500.000.000 dinarë për subvencione për ndërmarrësit, si dhe se mbi 350 persona janë punësuar falë këtyre subvencioneve, gjë që përbën një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe rritjen e punësimit në të tri komunat.

Mitroviq shfrytëzoi rastin të falënderojë Vidosava Xhagiq, nënkryetare e Odës Ekonomike të Beogradit, ideatoren e programit të subvencionimit të subjekteve ekonomike në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kontributi i së cilës ishte vendimtar për krijimin e këtij mekanizmi mbështetës.
Në takim u theksua gjithashtu bashkëpunimi shumëvjeçar i suksesshëm i Shërbimit të Trupit Koordinues me prof. dr. Zoran Punoshevc, kryetar i Asociacionit për Cilësi dhe Standardizim të Serbisë, i cili prej 13 vitesh kryen mbikëqyrjen profesionale dhe kontrollin e realizimit të projekteve të subvencionuara, duke kontribuar në transparencën dhe efikasitetin e përdorimit të mjeteve të miratuara.

Ky tubim i rëndësishëm mblodhi shumë ekspertë nga fusha e cilësisë, standardizimit dhe konkurrueshmërisë, të cilët përmes shkëmbimit të njohurive dhe shembujve të praktikave të mira dhanë një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit të cilësisë në Republikën e Serbisë.
Takimit i pranishëm ishin edhe ushtruese e detyrës së zëvendësdrejtores së Shërbimit të Trupit Koordinues, Jelena Çoliq, dhe këshilltari Goran Gavriloviq, të cilët në emër të Shërbimit mbështetën punën e kësaj ngjarjeje të rëndësishme profesionale.

Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues











