Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitrović, zhvilloi një takim në Bujanoc me Komisionerin për Mbrojtjen e Barazisë, Milan Antonijević.
Takimi u organizua me qëllim shkëmbimin e mendimeve mbi çështjet aktuale shoqërore dhe institucionale me rëndësi për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në nivel lokal dhe republikan. Theks i veçantë iu kushtua rëndësisë së dialogut të vazhdueshëm, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, si dhe forcimit të besimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve.

Bashkëbiseduesit diskutuan për aktivitetet e deritanishme të Shërbimit të Trupit Koordinues, si dhe për mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit me institucionet e pavarura me qëllim zgjidhjen më efikase të çështjeve me rëndësi për komunitetet lokale. U theksua rëndësia e komunikimit të hapur, transparencës në punë dhe veprimit të përbashkët në drejtim të krijimit të një mjedisi shoqëror të qëndrueshëm dhe nxitës.

Në takim u përfundua se është e domosdoshme të vazhdohet me konsultime të rregullta dhe me një qasje partneriteti në zgjidhjen e sfidave, me respekt të plotë për kompetencat e institucioneve dhe nevojat e qytetarëve në këtë zonë.













