Medvegjë – Në teritorin e rrethit të Jablanicës, fundjavën e kaluar, u krye kontrolli në 321 objektet hotelierike,në zinxhirët e mëdhenj të shitjes, sallat për organizimin e festimeve dhe qendrat tregtare.

"Gjatë kontrollit, masat anti-epidemike për eliminimin e Kovid 19 janë respektuar, përveç në një objekt, ku u vendos një gjobë e detyrueshme prej 5,000 dinar," njoftoi zyra e kryetarit të rrethit të Jablanicës.
Bëhet fjalë për zinxhirin tregtar "Medvegja" në komunën e Medvegjës, ku u gjet një blerës pa maskë mbrojtëse.
Kontrolli u krye nga inspektorët sanitar i republikës, inspektorët turistik, inspektimi i tregut, inspektorët bujqësor dhe inspektorët e vetëqeverisjeve lokale.
Burimi: Jugmedia dhe Trupi koordinues