Preshevë, Bujanoc-Sipas të dhënave më të fundit të publikuara, numri më i lartë i personave në vetizolim në Rrethin e Pçinjës është në Preshevë, 1734 persona.
Preshevë, Bujanoc-Sipas të dhënave më të fundit të publikuara, numri më i lartë i personave në vetizolim në Rrethin e Pçinjës është në Preshevë, 1734 persona.
Presheva renditet e shtata në mes qyteteve dhe komunave në Serbi për nga numri i njerëzve në vetizolim.
Në Vranjë, janë gjithsej 1195 persona të cilëve u është urdhëruar të kryejnë masa të vetizolimit.
Nga numri i personave në vetizolim, i treti është Bujanoci me 1.136 persona.
Në Surdulic janë 137 vetë në vetizolim, në Vladicin Han 122, Bosilegrad 72 dhe në Targovishte janë 45 vetë në vetizolim.
Numri i madh i njerëzve në vetizolim në Preshevë dhe Bujanoc është për shkak të numrit të madh të qytetarëve të këtyre dy komunave që janë kthyer nga Kosova dhe Metohia ose nga jashtë.
Burimi: Jugpress dhe Trupi Koordinues











