30.12.2025.

NË FUSHAT E RRETHIT TË PÇINJËS KA FILLUAR KORRJA E GRURIT

  • In Lajme
  • 13. July 2015.
  • 40 Views
NË FUSHAT E RRETHIT TË PÇINJËS KA FILLUAR KORRJA E GRURIT

Vrajë – Në fushat e Rrethit të Pçinjës ka filluar korrja e grurit në afër 16000 hektarë, prej të cilës rreth 40% janë në territorin e Vrajës. Nada Lazoviq Gjokoviq nga Shërbimi profesional i këshillave bujqësore në Vrajë, thotë se pas kohës me shi bujqit nga kjo rrethinë me padurim kanë pritur që t`i rrezoj dielli fushat dhe që kombajat të fillojnë të korrin grurin.

Sipas fjalëve të tij rezulatet e para tregojnë se redimentet e grurit janë të “larmishme”, sepse ato sillen prej 2 deri në 6 tonë, në ato parcele ku janë bujqit kanë përgaditur të gjitha masat agroteknike. Sa i përket elbit, redimentet sillen prej 2,5 deri 4 tonë për hektarë, të cilat janë diçka më të vogla se vitin e kaluar”, tha Lazoviq Gjokoviq.

Bujqit ende nuk e dijnë çmimin e shitjes së grurit, i cili do të korret për afër njëzet ditë. Për njëzet vitet e kaluara nuk ka shitje të organizuar të grurit, kështu që ata të cilët dëshirojnë që të bëjnë shitjen mund ta bëjnë në mullinjtë e vegjël privat, në të cilat momentalisht çmimi sillet rreth 17 dinarë për kilogram. Mungesa e vendeve për grumbullim, përshkak të mungesësë së kapanoneve, nuk i mundon vetëm bujqit nga Vraja por edhe ata nga Krushevci deri në Preshevë.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka