29.12.2025.

NDIHMË PERSONAVE TË RREZIKUAR SOCIALË DHE PUNËTORËVE SHËNDETËSORË PËRMES PLATFORMËS SË INTERNETIT

  • In Lajme
  • 6. April 2020.
  • 46 Views
NDIHMË PERSONAVE TË RREZIKUAR SOCIALË DHE PUNËTORËVE SHËNDETËSORË PËRMES PLATFORMËS SË INTERNETIT

Preshevë, Bujanoc-Një platformë unike ku donatorët mund të shohin cilat janë nevojat e banorëve të komunave më të rrezikuara në Serbi,është në dispozicion në internet, dhe me kërkim të thjeshtë, donatorët mund të zgjedhin një vetëqeverisje lokale ose institucion që ata duan të ndihmojnë dhe komunikojnë me autoritetet.

Preshevë, BujanocNjë platformë unike ku donatorët mund të shohin cilat janë nevojat e banorëve të komunave më të rrezikuara në Serbi,është në dispozicion në internet, dhe me kërkim të thjeshtë, donatorët mund të zgjedhin një vetëqeverisje lokale ose institucion që ata duan të ndihmojnë dhe komunikojnë me autoritetet.

Platforma u nis  nga Aleanca Kombëtare për Zhvillimin Ekonomik Lokal dhe ndër komunat e para që kontaktuan ishin ato të pazhvilluara nga jugu i Sërbis-Bella Pallanka,Babushnica, Aleksinca, Dimitrovgradi,Lebani dhe Vllasotinca.

"Nevojat e para tashmë tejkalojnë 80 milion. Këto janë komuna me një numër të madh të familjeve të moshuara dhe familjeve në rrethana të vështira financiare. Puna e vullnetarëve dhe e qendrave të kontaktit nuk është e mjaftueshme dhe fondet e donatorëve do të sigurojnë pako ushqimore dhe higjienike për familjet me të ardhura nën mesatare, "tha NALED.

Sipas tyre, fokusi i platformës është pikërisht te komunat e pazhvilluara pasi kjo ndihmë është më e nevojshme, ndërsa Drejtoresha Ekzekutive e NALED Violleta Jovanoviq thotë se kështu lidhen vetëqeverisjet lokale, institucionet e kujdesit shëndetësor dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore dhe individët.

Të gjithë personat juridikë dhe fizikë dhe organizatat ndërkombëtare mund të bëjnë, përmes një kërkimi të thjeshtë, të shohin dhe përzgjedhin  vetëqeverisjen lokale ose institucionin që dëshirojnë të ndihmojnë, pas së cilës ata do të ridrejtohen tek personat kontaktues dhe do të njoftohen për hapat e mëtejshëm. Thirrja u dërgua gjithashtu njerëzve në diasporë që janë nga komunat e prekura.

NALED u kontaktua edhe nga vetëqeverisjet lokale të Pirotit,Vranjës, Bujanocit dhe Preshevës, të cilët kërkuan ilaçe dhe pajisje mjekësore.

“Ndihma është e dedikuar për Shtëpia e shëndetit dhe   punëtorët shëndetësorë  që janë në vijat e para, si dhe për punonjësit e ndërmarrjeve publike që duhet të shkojnë për të punuar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme", tha  Jovanoviq.

Komunat e pazhvilluara gjithashtu kanë nevojë për kompjuterë për të mundësuar punonjësve të administratës publike të punojnë nga shtëpia dhe NALED i ka dërguar Qeverisë së Serbisë një iniciativë për krijimin e një fondi për të mbështetur komunat dhe qytetet në nevojë.

Burimi: Juzne vesti dhe Trupi koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака