26.12.2025.

NDIHMA NGA KOMUNA PËR 602 STUDENT NË BUJANOC

  • In Lajme
  • 15. March 2022.
  • 73 Views
NDIHMA NGA KOMUNA PËR 602 STUDENT NË BUJANOC

Bujanoc – Beograd – Sipas ranglistës preliminar, 602 nxënës nga Bujanoci do të marrin ndihmë të njëhershme nga Komuna. Për nxënësit e Bujanocit do të shpërndahen 15 milionë dinarë, që është 50 për qind më shumë se në vitet e kaluara.

Siç u bë e ditur, kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe janë rreth tridhjetë, kanë 8 ditë kohë për të kundërshtuar.

Vitin e kaluar ndihmë nga Komuna kanë marrë 662 nxënës.

Deri më tani, shumën më të lartë – 22.000 dinarë e kanë marrë ata me mesatare 9.5 e lart, ndërsa më të vogël – 5.500 dinarë nxënësit e vitit të parë, nota mesatare e të cilëve nga shkolla e mesme është më e ulët se 4.5.

Pas shqyrtimit të ankesave nga komisioni, do të publikohet ranglista përfundimtare, ndërsa atë preliminare mund ta shihni në ueb faqen e komunës së Bujanocit.

Burimi: Bujanovacke, Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака