Kabinetit i ministrit pa portofol i ngarkuar për zhvillim rajonal dhe punën e kompanive publike ka shpallur konkurs për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme të kooperativave bujqësore në Serbi.

Kabinetit i ministrit pa portofol i ngarkuar për zhvillim rajonal dhe punën e kompanive publike ka shpallur konkurs për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme të kooperativave bujqësore në Serbi.
Ky është një program për mbështetjen e zbatimit të masave të zhvillimit rajonal përmes pjesëmarrjes së shtetit në stimulime ekonomike dhe financiare për kooperativat në vitin 2019 në të gjithë vendin.
Në shpalljen theksohet se konkursi i referohet kooperativave në rrethin e Jabllanicës, Pçinjës, Nishavës, Topllicës, Pirotit dhe KA Kosovës dhe Metohisë
Objektivat specifike që duhet të arrihen përmes këtij programi të financimit përfshijnë krijimin e kooperativave në fushat ku ato nuk ekzistojnë, përmirësimin e prodhimit të lëndëve të para për rritjen e prodhimit të qumështit, mishit dhe frutave, si dhe për pajisjen teknike dhe teknologjike të kooperativave.
Vlera maksimale e parashikuar të mjeteve të pakthyeshme për kooperativat e sapoformuara është 7.5 milion dinarë, për kooperativat egzistuese15 milion, dhe kooperativat komplekse mund ta marrin deri në 60 milion dinarë.
Afati i fundit për dorëzimin e paraqitjeve është deri më 15 gusht të këtij viti për kooperativat e sapoformuara dhe egzistuese dhe për ato komplekse afati i fundit është deri më 1 shtator të këtij viti.
Informata shtesë rreth konkursit dhe formularin e aplikimit mund të gjeni në http://www.mbprr.gov.rs/konkurs-2019.php
Burimi: Kabineti i ministrit pa portofol i ngarkuar për zhvillim rajonal dhe punën e kompanive publike dhe Trupi Koordinues











