Beograd – Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur konkurs për regjistrimin e 780 pjesëmarrësve në Qendrën për Trajnim Bazë Policore (COPO), për trajnim profesional për kryerjen e detyrave të policit të uniformuar për nevojat e të 27 administratave policore në Serbi.

Të gjithë të interesuarit, që plotësojnë kushtet për regjistrim, mund të aplikojnë deri më 7 qershor të këtij viti.
Nga 780 pjesëmarrës në Qendrën e Trajnimit Policor, 230 do të trajnohen profesionalisht për kryerjen e detyrave të punonjësit të policisë me uniformë në vendin e punës së punonjësit të policisë, 220 punonjësit të policisë rrugore dhe 330 në vendin e punës së punonjësit të policisë kufitare.
Kandidatët kanë mundësinë të vendosin me rastin e aplikimit në konkurs se për cilën punë dëshirojnë t'i nënshtrohen trajnimit profesional.
Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues