30.12.2025.

MINISTRI VULIN SOT NË PRESHEVË

  • In Lajme
  • 24. June 2015.
  • 51 Views
MINISTRI VULIN SOT NË PRESHEVË

Preshevë – Ministri për Punë, Punësim dhe për çështje të Veteranëve dhe Sociale, Aleksandar Vulin, sot do të vizitoj Preshevën, në të cilin vend çdo ditë qëndron numër i madh i emigrantëve. Njëra ndër ndërtasat biznesore me restoran do të duhej të jet e përshtatshme për akomodimin e përkohshëm të këtyre njerëzve. Ky objekt i Kompanisë për për përpunimin e duhanit në Preshevë, është në kuadër të Industrisë së Duhanit të Vrajës.

Kjo ndërtesë me restoran “do të ishte e përshtatshme për pranimin dhe akomodimin e përkohshëm të emigrantëve të cilët hyjnë në territorin e Serbisë”, ka njoftuar Ministria për Punë, Punësim dhe për çështje të Veteranëve dhe Sociale.

Ministri Vulin është kryetar i Grupit Punues të Qeverisë së Serbisë, për zgjedhjen e problemit të fluksit të përzier të emigrantëve, detyrë e të cilit është që të përcjell, analizoj dhe shqyrtoj çështjet e flukseve të përziera të emigrantëve në Serbi. Detyra e Grupit Punues është që propozoj masat për zgjidhjen e problemit dhe t’i harmonizoj qëndrimet e organeve shtetërore përkatës dhe institucionve tjera të cilat merren me çështjet e fluskit të përzier të emigrantëve.

Ministri Vulin ka thënë se Serbia është e angazhuar në rrespektimin e drejtave të njeriut dhe standarteve më të larta dhe se asnjë azilkërkues “nuk është dhe nuk do të mbetet pa kujdes”.

 “Ne në komunat e rrezikuara – në Preshevë dhe Bujanoc do të sigurojmë njerëzve përkujdesin medicinal, ushqimin dhe do të sigurojmë që lëvizjet e tyre të jenë në përputhsmëri me ligjin”, ka thënë Vulin.

Dje është njoftuar se Agjensioni e KB për Refugjatë (UNHXR), do të ndihmojë Serbinë në ushqim, barëra si dhe në transportimin deri në qendrat për azil dhe akomodim të përkohshëm për emigrantët të cilët pa ndal arrijnë në vendin tonë.

Burimi: Tanjug, Beta dhe Trupi Koordinues 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака