Në kuadër të projektit "Shkollat e shekullit 21" fondacioni "Petla" ka krijuar një udhëzues "Micropayton for Microbit" i cili ka për qëllim realizimin e projektit mësimor në klasat e shtata dhe të tetë të shkollës fillore.

Në kuadër të projektit "Shkollat e shekullit 21" fondacioni "Petla" ka krijuar një udhëzues "Micropayton for Microbit" i cili ka për qëllim realizimin e projektit mësimor në klasat e shtata dhe të tetë të shkollës fillore .
Udhëzuesi mbështetet në aplikimin e Micropayton për kontrollin e pajisjes mikrobit dhe përmban shembuj të ndryshëm të detajuar për krijimin e projekteve që nxënësit mund të krijojnë së bashku me profesorët. Përveç shembujve të projekteve, burime shtesë janë dhënë për nxënësit që duan të hulumtojnë më tej dhe të hartojnë projektet e tyre dhe të shprehin krijimtarinë në përdorimin e pajisjeve mikrobit.
Përveç këtij diracaku do të organizohet një trajnim dyditor në internet për përdorimin e mikrobitëve në mësimin e projekteve në klasat e shtata dhe të tetë për profesorët e informatikës dhe shkencës kompjuterike për të cilat profesorët do të informohen më vonë. Trajnimi është i akredituar për 16 orë.
Projekti "Shkollat e shekullit 21" i cili përfshin të gjitha shkollat fillore në Republikën e Serbisë zbatohet në partneritet nga Këshilli Britanik dhe Ministria e Arsimit shkencës dhe zhvillimit teknologjik ndërsa financohet nga Qeveria e Britanisë së Madhe.
Udhëzuesi "Micropayton for microbit" është në dispozicion në https://petlja.org/biblioteka/r/kursevi/microbitprojektna
Burimi: www.mpn.gov.rs dhe Trupi Koordinues











