31.12.2025.

MEDVEGJA: SËSHPEJTI ZYRA PËR ZVOGËLIMIN E VARFËRISË

  • In Lajme
  • 3. December 2015.
  • 36 Views
MEDVEGJA: SËSHPEJTI ZYRA PËR ZVOGËLIMIN E VARFËRISË

Medvegjë – Komuna e Medvegjës më parë e ka vizituar Vesna Civriq, kryetare NV “Duga” nga Ada, ndërsa qëllim kryesor i vizitës së saj ka qenë projekti i themelimit të Zyrës për Zvogëlimin e Varfërisë në Medvegjë…

Medvegjë – Komuna e Medvegjës më parë e ka vizituar Vesna Civriq, kryetare NV “Duga” nga Ada, ndërsa qëllim kryesor i vizitës së saj ka qenë projekti i themelimit të Zyrës për Zvogëlimin e Varfërisë në Medvegjë, i cili realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Serbisë.
 

 “Mendojmë që me hapjen e kësaj zyreje kthejm dinjitetin njeriut, përkatësisht njerëzve të cilët turpërohen nga varfëria dhe nuk dëshirojnë të kërkojnë lëmoshë, por dëshirojnë diçka të punojnë dhe kjo i mundësohet përmes kësaj zyreje”, ka thënë Vesna Civriq.

„Në këtë mënyrë do të bëhet hap i rëndësishëm në luftën kundër varfërisë dhe në këtë mënyrë i ndihmohet personave të rrezikuar social që më lehtë të vijnë deri tek punësimi dhe përfitimi për ushqim, sende të nevojshme dhe barëra, si dhe të marrin këshilla të caktuara“, ka thënë Nebojsha Arsiq, kryetari i komunës së Medvegjës.

Për një muaj pritet hapja e Zyrës, pas rregullimit të dokumentacionit të nevojshëm.

Burimi: Info centar jug dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака