29.12.2025.

LIDHJA E BALLKANIT PERËNDIMOR ME INICIATIVAT E BE NË LIDHJE ME COVID-19

  • In Lajme
  • 18. March 2020.
  • 33 Views
LIDHJA E BALLKANIT PERËNDIMOR ME INICIATIVAT E BE NË LIDHJE ME COVID-19

Pandemia e koronavirusit është një krizë e paparë globale, një emergjencë serioze shëndetësore për qytetarët, shoqëritë dhe ekonomitë.

Pandemia e koronavirusit është një krizë e paparë globale, një emergjencë serioze shëndetësore për qytetarët, shoqëritë dhe ekonomitë. Dhjetëra mijëra njerëz janë infektuar dhe mijëra njerëz kanë vdekur në Bashkimin Evropian. Numri i personave të infektuar në Ballkanin Perëndimor është në rritje, tha  zëdhënësja  i Komisionit Evropian Ana Pisonero.

Komisioni Evropian dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) po monitorojnë nga afër zhvillimin e COVID-19 në Ballkanin Perëndimor. Delegacionet e BE bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet kompetente.

Koordinimi dhe bashkëpunimi i ngushtë në nivele rajonalë dhe BE janë faktorë të rëndësishëm për t'iu përgjigjur situatës emergjente.

Ne po shqyrtojmë mënyrat për të lidhur Ballkanin Perëndimor me iniciativat e ndërmarra nga BE, si dhe se si të sigurohet më së miri ndihmë në zbutjen e pasojave socio-ekonomike, duke përfshirë konsiderimin e mënyrës se si të ridrejtoni fondet IPA dhe fleksibilitetin me rregullat e ndihmës shtetërore.

Bashkimi Evropian është një donator, investitor dhe partner tregtar i rajonit të Ballkanit Perëndimor. Që nga viti 2014, BE ka aprovuar mbi një miliardë euro çdo vit për të mbështetur banorët e Ballkanit Perëndimor. BE gjithmonë ka mbështetur Serbinë në periudha të vështira. Për shembull, gjatë dhe pas përmbytjeve të vitit 2014, ajo mbështeti Serbinë me 180 milion euro, ose gjatë krizës së migrantëve 2015, me më shumë se 100 milion euro.

Burimi: BIZLife dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака