Në bazë të kriteriumemeve saktësisht të definuara të konkursit për shpërndarjen e bursave nga buxheti në dispozicion, Trupi Koordinues do të shpërndajë bursa për 151 nxënës – 57 nga Presheva, 55 nga Bujanoci si dhe 39 nga Medvegja. Vlera e përgjithshme e bursave të shpërndara për këtë vit është tre milionë e njëzet mijë (3.020.000) dinarë. Bursa kanë fituar të gjithë nxënësit bonjak (jetimë) pa njërin apo të dy prindërit si dhe nxënësit nga familjet e varfëra, e njëherit të kenë sukses të mirë shkollorë gjatë shkollimit. Në konkursin të cilin e ka shpallur Trupi Koordinues i Qeverisë së Serbisë më 25 qershorë të vitit 2009, janë paraqitur 819 nxënës nga shkollat e mesme prej të cilëve 444 nga Presheva, 256 nga Bujanoci dhe 119 nga Medvegja. Vërejtjet eventuale si dhe lutjet në lidhje me renditjen e kandidatëve mundë të dërgohen në Shërbimin e Trupit Koordinues dhe ate tetë ditë pas paraqitjes së listës së kandidatëve.
READ MORETeksti i konkursit për ndarjen e burseve të nxënësve
– Formulari i lutjes për ndarjen e bursave të nxënësve
READ MORENdihmësministri i mjedisit jetësorë dhe i panifikimit hapësinorë Aleksandar Vesiq deklaroi dje se në sferën e ekologjisë janë të domosdoshme reformat jo vetëm në nivelin nacional por edhe në nivelin lokal. ,,Në kuadër të pushteteve lokale duhet të egzistojnë shërbimet të cilat do të merren me ruajtjen e ambientit jetësorë’’, deklaroi Vesiq në konferencën të organizuar të suaza të projektit ,,Siguria lokale ekologjike’’. Ai theksoi se ligjet të cilat Serbia duhet t’i përshtatë me ligjet e Unionit Europian, 30% i përkasin ruajtjes së ambientit jetësorë, dhe se rreziku më i madh për ekologjinë është ndotja industriale. Zëvendësi i kryeshefit të misionit të OSBE-së në Serbi, Tomas Mur, i cili ndihmoi në realizimin e këtijë projekti, theksoi se lumenjtë në Serbi janë tepër të ndotur, sidomos në pjesën jugore të Serbisë, e njëherit shërbejnë për hudhjen e mbeturinave.
READ MOREOrganizata joqeveritare Qendra për zhvillimin e rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës ka filluar projektin për zvogëlimin e varfërisë në Serbi, projekt i cili finansohet nga mjetet e Unionit Europian (EU).
READ MORENë suaza të aksionit ,,njëmijë kompjuterë për shkollat në Serbi’’, ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale dhe kryetarë i Trupit koordinues për Serbinë jugore Milan Markoviq dhe drejtori gjeneral i OP PTT komunikacionit ,,Srbija’’ Goran Qiriq dorëzuan më 18 shtatorë të këtij viti SHF ,,Bora Stankoviq’’ në fshatin Klenik, komuna e Bujanocit, shtatë kompjuterë dhe dy printerë për kabinetin e informatikës kësaj shkolle fillore.
READ MOREZyret e ombudsmanit republikan do të hapen në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë deri në fundë të këtij viti. Secila nga këto zyre do të punojë në ditët e caktuara, kurse në ndërkohë hapësirat e këtyre zyreve do të përdoren për qëllime të tjera. Të punësuarit në këto zyre do të jenë pjesë e shërbimit të ombudsmanit të angazhuar për kontakte me qytetarët dhe për pranimin e ankesave kurse në konkurs do të jenë posaqërisht të motivuar të lajmërohen pjesëtarët e pakicave kombëtare.
READ MORETë nderuar
Në suaza të aksionit ,,një mijë kompjuterë për shkollat në Serbi’’ Kryetari I Trupit koordinues dhe minister i pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale Milan Markoviq, me drejtorin general të NP PTT komunikacionit ,,Srbija’’ Goran Qiriq, do t’i dhurojë SHF ,,Bora Stankoviq’’ në fshatin Klenik të komunës së Bujanocit, shtatë kompjuterë dhe dy printerë për kabinetin e informatikës të kësaj shkolle. Mjetet kompjuterike ministri MArkoviq dhe drejtori Qiriq do t’i dhurojnë nxënësve nesër më 18 shtatorë 2009 në ora 13.00
READ MORENë Serbinë jugore fillon aplikimi i dy projekteve qëllimi i përbashkët i të cilëve është zvogëlimi i rrezikut nga acarimi në mes të komuniteteve që jetojnë në këtë pjesë të Serbisë. Kontratat për realizimin e projekteve ,,Përforcimi i kapaciteteve për zhvillim inkluziv në Serbinë jugore’’ dhe ,,Promovimi i ruajtjes së paqes në Serbinë jugore’’ në Qeverinë e Serbisë kanë nënshkruar ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale dhe kryetarë i Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Milan Markoviq dhe koordinatori i Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Serbi Vilijam Infante.
READ MOREBeograd 10. 09. 2009. Që prej kyqjes së përfaqësuesve shqipëtarë në punën e Trupit Koordinues, në takimin e tretë të Kryesisë së Trupit morën pjesë të gjithë anëtarët e Kryesisë si dhe përfaqësuesit e OSBE-së, Ministrisë së Drejtësisë si dhe Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave kombëtare.
READ MOREKomisioni i Shërbimit të Trupit Koordinues ka marrë vendimin për finansimin e projekteve në konkursin për realizimin e projekteve të shoqatave të qytetarëve në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në vitin 2009 si dhe për finansimin e projekteve në suaza të Programit për shfrytëzimin e mjeteve për Programe për realizimin dhe avancimin e të trejtave të minoroteteve dhe të drejtave sociale në vitin 2009 në komunat e Preshvës, Bujanocit dhe Medvegjës.
READ MOREKryetari i Trupit Koordinues për Serbinë jugore Milan Markoviq, në ditën e parë shkollore nxënësve të klasëve të para në Bujanoc dhe Preshevë u ka shpërndarë falas çanta dhe mjete shkollore. Në Preshevë 600 nxënës kanë marrë komplete falas kurse në Bujanoc 630 nxënës. Vlera e këtij donacioni për këto dy komuna kapë sumën prej 500.00 dinarësh.
READ MOREKRIZA EKONOMIKE NUK DO TË NDIKOJË NË REALIZIMIN E PROJEKTEVE NË 40 KOMUNAT MË TË PAZHVILLUARA
BOJNIK – Ministresha e planit Nacional investiv Verica Kalanoviq deklaroi dje ne Bojnik se kriza ekonomike nuk do të ndikojë në realizimin e projekteve në 40 komunat më të pazhvilluara të Serbisë, mirëpo komunat duhet të kenë kujdesë në mënyrën e përpunimit të projekteve. Sipas fjalëve të saj, egziston problemi i madh që, jo vetëm komunat e pazhvilluara por edhe disa qytete tjera dorëzojnë projekte me dokumentacione të pakompletuara.
READ MORE