Shtëpia e shëndetit në Medvegjë në shtatorë të vitit 2009 ka konkuruar në Trupin Koordinues për finansimin e projektit ,,Ndihma shëndetësore dhe përkujdesja e personave me nevoja të posaqme e posaqërisht të grupeve më të ndjeshme të banorëve” në suaza të Programit për shpërndarjen dhe shfrytëzimin e mjeteve për programet mbi përmirësimin e gjendjes për më të rrezikuarit. Mjetet në një sumë prej 1.356.500,00 dinarësh u janë lejuar dhe Medvegja në dhjetorë të vitit 2009 ka marrë një auto sanitarë me qëllim të përmirësimit të mbrojtjes shëndetësore, përcjellja dhe dhënia e ndihmës shtesë posaqërisht grupit të popullatës më të ndjeshme.
READ MORETribuna dedikuar problemeve në komunën e Bujanocit të cilat i përkasin nevojave kulturore të të rinjëve është mbajtur të martën më 9 shkurtë. Tribina është organizuar në suaza të projektit ,,Promovimi i nevojave kulturore dhe tolerancës në mes të rinjëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”. Projekti realizohet nga Organizata Joqeveritare ,,Qendra për Demokraci dhe zhvillim të Serbisë jugore” me mjetet e fituara në konkursin e shpallur nga ana e Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
READ MORETë shtunën më 6 shkurtë, Qendra Resursi civil në Bujanoc, në suaza të projektit ,,Të rinjët për të rinjët” i cili finansohet nga Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kanë organizuar dy ligjërata. Ligjërata e parë u është kushtuar volonterizmit ndërsa ligjërata e dytë dëmit të duhanit.
READ MOREDeri në fundë të vitit, 1.000 qytetarë të rrethit të Jabllanicës do të kenë rastë që falas të kryejnë trajnimin për kompjuterë dhe internet. Prioritet në ndjekjen e këtij kursi do ta kenë personat me nevoja të posaqme, bujqit, qytetarët e mjediseve rurale dhe Romët, të cilët presin me vite të tëra për punësim.
READ MOREAmbasadori Austriak në Serbi Klemens Koja si dhe përfaqësuesit e agjensionit për zhvillim regjional (ADA) dje në Bujanoc kanë biseduar me kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberin rreth formimit të Këshillit Nacional të Shqipëtarëve dhe investimeve në Serbinë jugore.
READ MORETomas Mor, zëvendësshefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, deklaroi se në Bujanoc egziston mundësia e madhe që të formohet Këshilli Nacional për zgjedhje të drejtëpërdrejta.
,,Mendoj se është e drejtë e qdo familjeje të vendosë se a do të dëshirojë të ketë votë të drejtëpërsëdrejtë dhe të vendosë për përdorimin e simboleve nacionale dhe gjuhës së tyre. Një numër i madhë i nënshkrimeve janë mbledhur.
READ MOREDje në Bujanoc, kryetari i ,,Mini Basket shoqatës” Rade Giorgijevski, qendrës sportive ,,Mladost” i dhuroi dy konstruksione ndihmëse për mini basket dhe 20 topa. Këto pajisje do t’i shfrytëzojë shkolla e basketit për më të rinjë në të cilën hapat e parë të basketbollit do t’i mësojnë së bashku fëmijët serbë, shqipëtarë dhe romë.
READ MORENë takimin e djeshëm të kryesisë së Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njëzëshëm u aprovua vendimi që nga 229.278.000,оо dinarë të mjeteve nga buxheti republikan për këtë vitë, komunës së Bujanocit t’i takojnë 42% (96.296.760,оо din), Preshevës 40,5% (92.857.590,оо din.) si dhe Medvegjës 17,5% (40.123.650,оо din.).
READ MOREBUJANOC – Të hënën, më 1 janarë në ora 14.00, kryetari i federatës Basketbollistike të Serbisë (KSS), Dragan Kapiçiq, do t’i dhurojë donacionin e Federatës së Basketbollit Qendrës Sportive ,,Mladost” nga Bujanoci si dhe klubeve basketbollistike ,,BSK Junior"dhe ,,Elita"nga Bujanoci.
Gjatë dorëzimit të këtijë donacioni do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ministri Milan Markoviq.
BUJANOC – Të hënën, më 1 shkurtë, duke filluar ora 15.00, në ndërtesën e komunës së Bujanocit do të mbahet takimi i kryesisë së Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në takim do të shqyrtohet raporti i punës së Trupit Koordinues për vitin 2009 dhe ndarja e mjeteve për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nga buxheti i Trupit Koordinues për vitin 2010. Takimin do ta kryesojë kryetari i Trupit Koordinues , ministri Milan Markoviq. Ky është takimi i pestë i kryesisë së Trupit Koordinues që nga restruktuimi i sajë në mars të vitit 2009.
READ MORENë suaza të projektit gjeshtëmujorë ,, Kosova nga ana tjetër – qka pas konfliktit”, Qendra për demokraci dhe zhvillim të Serbisë jugore dhe agjensioni informativ regjional JUGpress në Bujanoc kanë organizuar tribunën e katërt në të cilën tema kryesore e biedimeve ka qenë rëndësia e pjesëmarrjes së pakicave kombëtare në institucionet dhe realizimi i të drejtave të tyre në regjion. Në tribunë përpos tjerash, ka folur edhe ambasadori i Holandës i akredituar në Serbi, Ron Van Dartel i cili ftoi shqipëtarët e Bujanocit që së bashku të punojnë në formimin e Këshillit Nacional Shqipëtarë. Ambasadori përpos të tjerash tha se për Shqipëtarët, Këshilli Nacional do të thotë bashkëpunimi më i mirë me Trupin Koordinues për Serbinë jugore dhe me Qeverinë qendrore në Beograd.
READ MOREMEDVEGJË – Në konferencën për media të mbajtur në Medvegjë më 21 janarë, Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ministri Milan Markoviq, paralajmëroi hapjen e minierës Leqe për muajin mars ndërsa fillimi i Prodhimit dhe angazhimi i 300 minatorëve do të fillojë në prill të këtijë viti. Ministri Markoviq theksoi se në fillim të mandatit të tijë në Trupin Koordinues, kur është në pyetje Medvegja, ka parashtruar dy qëllime, hapjen e paraleleve të fakultetit në të dy gjuhët si dhe hapjen e minierës Leqe.
READ MORE