27.02.2026.

Archives




  • NË BUJANOC ËSHTË MBYLLUR KOMUNIKACIONI

    NË BUJANOC ËSHTË MBYLLUR KOMUNIKACIONI0

    Përshkak ndëmtimeve, në fund të muajit maj, ura në lumin e Moravës Jugore në Bujanoc është mbyllur për komunikacion. Për këtë vendbanorët e dhjetra fshatrave kanë përdorur rrugët e gjata alternative. Qeverisja lokale thotë se ura duhet të rrënohet sepse është në rrugën e Koridorit 10.

    Ura e cila lidh Bujanoci me disa fshatra, përshkak dëmtimeve ende është i ndaluar për komunikacion.

    READ MORE
  • STANKOVIQI FTOI SHQIPTARËT PËR VAZHDIMIN E DIALOGUT

    STANKOVIQI FTOI SHQIPTARËT PËR VAZHDIMIN E DIALOGUT0

    Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë se dialogu i shqiptarëve me Qeverinë e Serbisë është ndërprerë, sepse liderët politik nga këto hapsira pranojnë të bisedojnë vetëm si partner të barabartë, në çka Stankoviq ka replikuar që Serbia rrespekton shqiptarët nga jugu më shumë se sa ligji në to i parasheh.

    Tribunën „Sundimi i ligjit dhe mardhëniet ndëretnike në jug të Serbisë“ i ka organizuar OK Radio në kuadër të projektit „Sundimi i ligjit –  të jetojmë si gjithë bota normale“ të cilën ky medium e zbaton në kuadër të projektit „Forcimi i lirisë së mediave“ të Delegacionit të UE-së.

    Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues 

    READ MORE
  • KA FILLUAR NËNSHTRIMI I PROVIMIT TË MATURËS SË VOGËL

    KA FILLUAR NËNSHTRIMI I PROVIMIT TË MATURËS SË VOGËL0

    Me nënshtrimin në test nga gjuha (amtare) serbe, për semi-maturantët e në Serbi ka filluar provimi final, i cili do të zgjat tri ditë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, në rrethin e Pçinjës provimin final do t`i nënshtrohen 2.385 nxënës. Pjesëtarët e komunitetit pakicë, në vend të serbishtës, do t`i nënshtrohen testit nga gjuha shqipe, rumune, ruse, sllovake, hungareze, kroate ose bullgare.

    READ MORE
  • MAMOGRAFI LËVIZËS NË JUG TË SERBISË

    MAMOGRAFI LËVIZËS NË JUG TË SERBISË0

    Në kuadër të projektit „Serbija kundër kancerit”, dje në rrethin e Pçinjës ka arritur mamografi mobil apo lëvizws, i cili do të duhet t`i ndihmoj grave për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit në jug të Serbisë.

    READ MORE
  • FORCIMI SISTEMIT TË ODËS RAJONALE

    FORCIMI SISTEMIT TË ODËS RAJONALE0

    Bujanoc – Oda Ekonomike Rajonale e Leskocit ka hapur zyrën e vet në Bujanoc, qëllim i së cilës është mundësimi i kontakteve më të mira të biznismenëve nga kjo zonë me biznismenët në rajon, si dhe t’i ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të zhvillimit në firmat e tyre.

    READ MORE
  • ROMËT BESOJNË QË POLICIA NUK I SHIKON ATA SI QYTETARË

    ROMËT BESOJNË QË POLICIA NUK I SHIKON ATA SI QYTETARË0

    Projekti i Qendrës për Hulumtimin e Politikave Publike „Romet dhe Romët dhe reformat e sektorit të sigurisë“ është kryer në gjashtë qytete dhe komuna të Serbisë, në të cilën hyjnë Nishi, Vranja, Bujanoci, Kragujevci, Subotica dhe Zemuni.

    READ MORE
  • MBËSHTETJA E ZHVILLIMIT TË SIPËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SERBI

    MBËSHTETJA E ZHVILLIMIT TË SIPËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SERBI0

    Oda Ekonomike Rajonale e Leskocit në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) ka realizuar prezentimin e Programit “Mbështetja e zhvillimit të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Serbi”. Programin e finanson UE-ja, ndërsa e zbaton EBRD Small Business Support në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë të Republikës së Serbisë.

    READ MORE
  • MINISTRIA E ARSIMIT NË TAKIM ME DREJTORËT E SHKOLLAVE TË RRETHIT TË JABLLANICËS DHE PÇINJËS

    MINISTRIA E ARSIMIT NË TAKIM ME DREJTORËT E SHKOLLAVE TË RRETHIT TË JABLLANICËS DHE PÇINJËS0

    Sërgjan Verbiq, ministër i arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, ka biseduar dje me në sallën e madhe të kuvendit komunal të Leskocit me drejtorët e shkollave fillore nga rrethi i Jabllanicës dhe Pçinjës rreth përgaditjes dhe realizimiz të maturës së vogël. Mendimi i ministrit Verbiq, si dhe i përgjegjësve nga fusha e arsimit, është se janë bërë gati të gjitha përgaditjet rreth nënshtrimit në provimin final dhe se ky proces duhet të kalojë siç duhet.

    READ MORE