SOS telefon i Vranjës është duke realizuar fushatën “Nënshkruaj” në kuadër të projektit të Qendrës Autonome të Grave “Përpjekjet e përbashkëta – Drejt standarteve të reja europiane për mbrotjen e gruas në baza të dhunës gjinore”. Në fazën e dytë të kësaj kampanje, aktivistet e SOS telefon Vranje, në partneritet me OJQ nga Bujanoci, Zyrën për të Rinj në Bujanoc dhe vullnetarët/vullnetaret OJQ CRC (Qendra Resurse Civile) kanë organizuar mbledhjen e nënshkrimeve, ndarjen e materialit informative dhe ngjitjen e pllakateve në qendrën e Bujanocit.
READ MOREBeograd – Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të pakicës shqiptare në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberit, se kur nxënësit prej klasës së parë deri në klasën e katërt të shkollës fillore të kësaj pakice do të fitojnë tekste falas në gjuhën shqipe, kryeministri i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë që tekstet do të arrijnë deri më 1 shtator:
“Plotësisht e keni me të drejtë në kësoj probleme ka pasur edhe më herët. Ka problem edhe me tekstet në gjuhën kroate dhe bullgare dhe ne do të japim maksimumin që para 1 shtatorit këtë t’a rregullojmë. Shteti detyrat e tij ndaj gjithë qytetarëve duhet t’i përmbush, mirëpo presim që ju personalisht edhe të gjithë të tjerët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë t’i përmbushni obligimet e juaja ndaj shtetit dhe të fillojnë të paguajnë rrymën rregullisht, sepse Serbia ka të drejtë që marrë atë çka i takon asaj”, tha Vuçiq.
READ MOREMedvegjë – Kryetari i komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq ka thënë se pjesa e madhe e banorëve në këtë komunë pasdite kanë pasur rrymë ndërsa uji nga dhjetë shtëpitë e përmbytur është larguar.
READ MOREVranjë – Elisa Salihi nga Tërnoci i Madh dje në qendër të këtij fshati fizikisht ka sulmuar ekipin e “Elektrodistribucionit” të Vranjës.
“Në këtë sulm Salihi me një shufër metalike ka shkaktuar lëndime të lehta dy punjonësve tanë, ndërsa me disa goditje ka dëmtuar edhe automobilin zyrtar “jugo” në të cilin kanë qenë anëtarët e ekipit tonë”, është vertetuar në “Elektrodistribucion”.
READ MOREFirmat kanadeze “Avala Risorsiz” dhe “Dunav Minerals”, kompani kanadeze të cilat gjenden në listën e Bursën e Torontos, kanë lidhur marrëveshje rreth integrimit. Këto dy kompani vetëm se kanë finansuar projektet hulumtuese gjeologjik vendore në Serbi, çka do të bëjnë edhe në periudhën e ardhëshme.
READ MOREBujanoc – Nënkryetari i komunës së Bujanocit, Stojançe Arsiq, ka deklaruar se qeveria lokale në këtë komunë përpiqet që të ringjallë ekonominë dhe shtoi se “problemet ekonomike janë më të mëdha se ato të sigurisë”.
READ MORELeskoc – Secili stacion kundër breshërit në rrethin e Jabllanicës ka nga tre deri në katër raketa, ndërsa pritet që në buxhetin republikan të sigurohen mjete të mjaftueshme për edhe disa, tha kryeshefi i Shtabit të Rrethit për Situata të Jashtëzakonshme në Leksoc Miodrag Marjanoviq.
READ MOREMot i ligë i shoqëruar me shi të fortë, i cili në mëngjes rreth orës gjashtë e goditi komunën e Medvegjës, ka dëmtuar rrugët dhe objektet e banimit në shumë fshatra, tha Sllobodan Drashkoviq, kryetar i komunës së Medvegjës, Ujëra të rrëmbyshëm në tërësi kanë dëmtuar një pjesë të rrugës pesë kilometra në drejtim të fshatit Kapit dhe Qokotancë, mëpastaj në drejtim fshatrave Marovac, Gjylekarë dhe Rujkovac.
READ MOREBujanoc, Preshevë – Ekspertët e ekonomisë thonë se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendeve në tranzicion. Përveç kontribuntit në zhvillim ekonomik…
READ MOREBIC (QIB shq.)feston vitin e parë të themelimit të Inkubator Qendrës së Biznesit virtuale, e cila përmes ndihmës së Unionit Europian dhe Qeverisë së Zvicrrës ka ndihmuar zhvillimin e ndërmarrjeve të komunitetit rom.
Rezultat i këtij projekti është formimit të inkubatorit virtual për ndërmarrjet e reja dhe të vogla, të cilëve janë pronar pjesëtarët nga komuniteti rom nga jugu i Serbisë.
READ MOREVranjë/Bujanoc- Në fushën e madhe të futbollit në bazën „Jug“ në Bujanoc është luajtur ndeshja e futbollit në mes ekipeve të Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it. Futbollistët e dy ekipeve kanë lujatur shkëlqyeshëm, ndërsa asnjëri nuk ka qenë indiferent as ndaj gjykimit të treshes së futbollit, të cilën e ka udhëhequr rreshteres Jasmina Zafiroviq Stijela nga Vranja. Gjykimi i përkryer i Jasminës ka qenë befasi për pjesëtarët e KFOR-it, mirëpo koleget e saj nga Brigada e Katërt e ushtrisë tokësore e kanë ditur shumë mirë që ajo është më e mira në Ushtrinë e Serbisë.
READ MORENë Kërshenic të Bujanocit që 14 vite hulumtohet për vendbanimin më verior nga shekulli I 4 dhe 3 p.e.s , i cili ka patur sistemin komplet të ujit nga rezervuari nga guri i Kalasë së Kërshevicës. Në vazhdë janë punët në akropoli, të cilën e ka finansuar Ministria e Kultures së Republikës së Serbisë me një milion dinarë. Për punën në lokalitet janë angazhuar arkeologët dhe banorët.
READ MORE