28.02.2026.

Archives




  • PROJEKTE TË REJA PËR JUGUN E SERBISË

    PROJEKTE TË REJA PËR JUGUN E SERBISË0

    Alleksincë – Në takimin e djeshëm të këshillit drejtues të PROGRES-it Europian, janë miratuar të gjitha kriteret për ofrimin e ndihmës për grupet për zbatimin e inovacioneve me vlerë të përgjithshme deri në 200.000 euro. Këshilli ka miratuar edhe kriteret për ndarjen e ndihmës për qeverisjet lokale për përpilimin e dokumenteve teknike për projektet sociale, ekonomike dhe infraskturale. Për këto qëllime është ndarë shuma e caktuar prej 1,7 milion euro.

    READ MORE
  • MBLEDHJA E DYTË E KËSHILLIT DREJTUES TË „PROGRES“-it

    MBLEDHJA E DYTË E KËSHILLIT DREJTUES TË „PROGRES“-it0

    Leskoc – Mbledhja e dytë e Këshillit Drejtues të programit të PROGRES-it Europian do të mbahet sot në Alleksincë.

    READ MORE
  • NË KËRKIM TË NJË JETE MË TË MIRË

    NË KËRKIM TË NJË JETE MË TË MIRË0

    Familja tetëanëtarshe Neshkoviq nga fshati i largët malor Cërvenik në komunën e Kurshumlisë, ku nuk ka as rrugë e as shkollë, në kërkim të jetës më të mirë para një viti është zhvendosur në Medvegjë. Babai i gjashtë fëmijëve, Radoshi, ka fituar punë në minierën e Lecës, ndërsa komuna i`u ka premtuar ndihmë në zgjidhjen e çështjes së banimit. 

    READ MORE
  • AFROHET FUNDI I KORRJES SË MISRIT NË RRETHIN E PÇINJËS

    AFROHET FUNDI I KORRJES SË MISRIT NË RRETHIN E PÇINJËS0

    Vranjë – Në territorin e rrethit të Pçinjës po afrohet korrja e fundit e misrit në rreth 10.000 hektarë, ndërsa rendimentet sillen nga 5,5 deri në 9 tonë për hektarë, në varësi të investimeve dhe zbatimin e masave agro-teknike.

    READ MORE
  • AMBASADORI BRITANEZ NË JUGUN E SERBISË

    AMBASADORI BRITANEZ NË JUGUN E SERBISË0

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Denis Kif, ka biseduar me përfaqësuesit e partive politike të shqiptarëve në Preshevë dhe Bujanoc rreth zgjedhjeve të ardhshme për këshillat nacional të pakicave, ndërsa në Vranjë me udhëheqësit e qytetit kanë vënë lule në memorialin e Izabell Emill Haton, mjeke britaneze, e cila me personelin mjekësor të huaj i ka ndihmuar ushtrisë serbe dhe civilëve në Luftën e Parë Botërore. Ajo gjithashtu në vitin 1918, ka formuar edhe spitalin e parë në Vranjë, në të cilin ka punuar për një vit.

    READ MORE
  • VETURË E RE PËR NDIHMËN E PARË

    VETURË E RE PËR NDIHMËN E PARË0

    Ministri i Shëndetësisë Zllatibor Llonçar ka dorëzuar çelësat e 30 automjeteve për ndihmën e parë medicinale, drejtorëve të Entit të Qytetit për ndihmë të parë medicinale të Beogradit dhe shtëpive të shëndetit të 20 qyteteve në Serbi, e cili donacion arrin vlerën e më shumë se 1,5 milion euro.

    READ MORE
  • GJUHA E KALTËR KA MBYLLUR TREGJET E KAFSHËVE NË JUGUN E SERBISË

    GJUHA E KALTËR KA MBYLLUR TREGJET E KAFSHËVE NË JUGUN E SERBISË0

    Beograd – Ispekcioni Republikan i Veterinarisë ka urdhëroi mbylljen e tregjeve të kafshëve në Vranjë, Bosilegrad, Tërgovisht dhe Vlladiniçin Han, përshkak të lajmërimit të infeksionit virusal të kafshëve “gjuha e kaltër”.

    READ MORE
  • DYERTË GJËRË TË HAPURA

    DYERTË GJËRË TË HAPURA0

    Bujanoci është qytet multietnik i cili mund të krenohet me kulturën tradicionale, ndërsa qendra e argëtimit dhe afirmimit të ngjarjeve kulturore në këtë qytet është Shtëpia e Kulturës “Vuk Karaxhiq”. Shtëpia e Kulturës është çerdhe e vërtetë multietnike, multikulturore dhe e kulturës në kuptim të gjërë të fjalës.

    Misioni kryesor i kulturës është, kultura duhet të n’a bashkoj, e jo të n’a ndaj. Arsim Asllani, drejtor i instiucionit publik i Shtëpisë së Kulturës “Vuka Karaxhiq”, në Bujanoc, ka edhe disa argumente për këtë pohim.

    “Kur flitet për traditën, kulturën e qytetit, para së gjithash mendohet në folklorin e shumë llojshëm dhe veshjeve të cilat janë pjesë të manifestimeve kulturore të cilat tradicionalisht zhvillohen këtu. Shtëpia e Kulturës çdo vit organizon katër aktivitete tradicionale: Javën e Shën Savës, kur hapësira e Shtëpisë së Kulturës i jepet shoqërisë “Gjurmët”, të cilët organizojnë program kulturo-artiskik; Ekspozitën e nxënësve parashkollor, shkollave fillore dhe të mesme të kushtuar ngjyrosjes së vezëve të pashkëve; Vera kulturore që tradicionalisht mbahet në korrik, kur organizohen tri koncerte të muzikës popullore serbe, shqipe dhe rome, pastaj tri koncerte të muzikës argëtuese në gjuhën shqipe, serbe dhe rome, dy shfaqje, njëra në gjuhën shqipe dhe tjetra në gjuhën serbe, veprimtaria fëmijërore e të gjitha çerdheve. Të gjitha kto ngjarje zhvillohen në pllajën e Shtëpinë e Kulturës; dhe së fundmi në nëntor, Ditët e Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq”, me rastin e lindjes të Vuk Karaxhiqit, kur organizata “Duart e vyshme” dhe Shtëpia e Kulturës mbledhin punimet e dorës dhe artizanale nga territori i komunës së Bujanocit dhe organizojnë koncerte në gjuhën serbe dhe shqipe.

    Kjo është ajo çka është e paraparë në programin e Shtëpisë së Kulturës, e cila realizohet rregullisht mirëpo ky institucion publik përgjat vitit të shkuar ka qenë më produktive. Në mënyrë të veçantë, në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc prej shtatorit të kaluar deri më sot janë mbajtur numër i madh i manifestimeve, kryesisht kulturore por edhe trueza të rrumbullakëta – shoqërore, promovime dhe prezentime.

     „Në institucionin tonë veprojnë pesë shoqëri kutluro-artistike, shoqëritë serbe – „Soko“ dhe „Kollo“, shqipe – „Zëri i Luginës“ dhe „Jehona“, si dhe ajo rome SHKA „Zylfiqar Bajramoviq“. Të gjitha manifestimet janë multietnike“, thotë Asllani.

    READ MORE