Beograd – Ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se situate e sigurisë në territorin e komunës së Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjëës është në nivelin e kënqshëm, pavarësisht së provokimeve politike.
READ MOREBeograd, Vranje – Për qëllim të zhdukjen e tregëtisë ilegale të prodhimeve të duhanit, kompania British Amerikan Tobako (BAT), në fabrikën e vet në Vranjë ka organizuar trajnimin për zyrtarët të cilëve veprimtaria e tyre i përket luftës kundër tregëtisë të prodhimeve të tilla. Pjesëtarët e administratës doganore dhe tatimore, si dhe agjensionet informative të vendeve në rajon, kanë marrë pjesë në ligjeratat, ushtrimeve demostrative dhe aktivisht kanë marrë pjesë në punëtoritë në të cilat kompania ka ftuar ekspertët eminentë në këtë fushë nga i gjithë rajoni, thuhet në komunikatën e kësaj kompanie.
READ MOREVranjë – Shërbimi kombëtar për punësim – me seli në Vranjë njofton publikun se në hapësirat e saj organizon Panairin për Punësim dhe fton të gjithë të papunësuarit t’a vizitojnë. Panairi do të mbahet më 2 nëntor, prej orës 11:00 deri 14:00, ndërsa në ofertë do të jenë më shumë se njëqind vende të cilat i ofrojnë trembëdhjetë punëdhënës.
READ MORENë seancën e tretë të Komisionit për zgjedhjen e përdoruesëve të shtëpive të montuara në Bujanoc është miratuar lista preleminare e 10 përdoruesve, të cilët do të fitojnë shtëpi të montuara në kuadër të projektit “Mbështetje për përmirësimin e kushteve të jetesës për emigrantët e detyruar dhe mbyllja e qendrave kolektive” (IPA 12).
Përdoruesit do të fitojnë shtëpitë e montuara në pronësi, ndërsa shumica e shtëpive do t’i përshtatet standardit të Ligjit të paraparë për refugjatë.
Objektet e montuara do të ndërtohen në parcelat në pronësi të familjeve të përdoruesëve: nga 10 shtëpi, tetë do të jenë në Bujanoc, ndërsa nga një në Smederevë dhe Nish.
Familjet e përdoruesëve ndryshojn sipas madhësisë – nga familje dy anëtarëshe deri në gjashtë anëtarëshe.
Në listën preleminare të përdoruesëve mund të dorëzohen ankesat dhe pas shqyrtimit do të miratohet lista përfundimtare e përdoruesëve në seancën e planifikuar për në fund të nëntorit.
Projektin e realizon Qendra Hausing në partneritet me organizatën IDC dhe në bashkëpunim me komunën e Bujanocit dhe Komesiaratin për refugjatë dhe migracion të Republikës së Serbisë, ndërsa përmes ndihmës finansiare të programit IPA të Unionit Europian.
Burimi: Hausing Center dhe Trupi Koordinues
READ MOREShkup/Beograd – Në kohën e fundit kompanitë maqedone ndërpresin veprimtarinë në vendin e tyre dhe vijnë në Serbi, sepse kanë më shumë lehtësira, shkruajn mediat rajonale.
Biznismenët maqedon dhe firmat themelojnë kompanitë e tyre kryesisht në Vranjë, Preshevë dhe Bujanoc, shkruan e përditshmja maqedone „Utrinski vesnik”.
READ MORENë fillim të muajit nëntor në rrethin e Pçinjës, në dhunën familjare është vrarë një grua. Stacioni i pranit në Vranjë prej fillimit të vitit është përkujdesur për 23 gra dhe 24 fëmijë. Rreth parandalimit të dhunës, në Ditën Ndërkombëtare të dhunës ndaj grave, kanë biseduar në Bujanoc përfaqësuesit e SOS telefonit, Qendrës për Punë Socile dhe përfaqësuesit e policisë.
READ MOREJonuz Musliu, dje në Bujanoc me shumicën e votave është zgjedhur për kryetar të ri të Këshillit Kombëtar të pakicës kombëtare shqiptare. Për zgjedhjen e Musliut, ish komesarit politik e ashtuquajturës Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kanë votuar tetë anëtar të këshillit, ndërsa shtatë e kanë lëshuar seancën, siç kanë deklaruar përshkak të shkeljes së procedurës.
READ MOREPreshevë – Me kontrollën e trenit në stacionin hekurudhor të Preshevës, është ndaluar tentim kalimi ilegal i 11 emigrantëve.
Nga Administrata Doganore është thënë se herët në mëngjes, në hyrjen me Serbinë, ka mbërritur treni i cili udhëtonte në realicionin Greqi-Gjermani, ndërsa në njërin prej vagonëve ka qenë rimorkio e cila ka pasur mbështjellsin e shqyer. Mbështjellsi i shqyer ka ngritur dyshimin doganierëve të cilët në bashkëpunim me policinë e kanë hapur vagonin dhe në të kanë zbuluar 11 udhëtar ilegal.
READ MOREKryetari i komunës së Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq, vdiq papritmas në moshën 52 vjeçare, në pasditën e të dieles në fshatin e tij të lindjes Vrapçë.
Sipas iformacioneve ende të pa vërtetuara, Drashkoviq ka vdekur si pasoj e sulmit në zemër.
READ MOREMe rastin e vdekjes së bashkëpuntorit të rrespektuar, në emër timin dhe në emër të punësuarëve në Trupin Koordinues të Repulikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, i’u shprehi ngushllimet më të sinqerta familjes së Sllobodan Drashkoviqit dhe bashkëpuntorëve të tij në komunën e Medvegjës. Me vdekjen e tij kemi humbur kolegun e sinqertë dhe të përkushtuar.
Prof. dr Zoran Stankoviq
READ MOREBujanoc – Kryetari i Trupit Koordinues për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Zoran Stankoviq, ka deklaruar në intervistën për FoNet, se aktivitetet e tija në periudhën e kaluar dhe vizitat në jug të Serbisë nënkuptojmë mardhënie shumë korrekte me shqiptarët dhe thekson se toleranca dhe dialogu i zgjidhin të gjitha problemet.
READ MOREKryeshefi i Shtabit Gjeneneral të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Lubisha Dishkoviq, ka vizituar pjesëmarrësit e stërvitjes “Ujku Platin 15”, në bazën “Jug”, në Bujanoc, dhe ka porositur që egziston interesim i madh për përdorimin e kapaciteteve të kësaj baze për trajnimin e përbashkët të njësive të Ushtrisë së Serbisë dhe forcave të huaja të armatosura.
READ MORE