Në vazhdë është e hapur ftesa për paraqitjen e propozim projekteve të infrastrukturës lokale në 34 komunat në juglindje dhe jugperendim të Serbisë, të cilat përfshijnë edhe komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ndërsa për të cilat Unioni Europian ka ndarë 3,5 milion euro. Selektimi dhe kontraktimi i projekteve do të shpallet përmes Sektorit për kontraktim dhe finansim të programeve nga mjetet e Unionit Europian pranë Ministrisë së Finansave të Qeverisë së Republikës së Serbisë (CFCU), ndërsa në kuadër të programit të PROGRESIT Europian. Ftesa është e hapur der më 28 prill 2015.
READ MOREPreshevë – në pikën kufitare në Preshevë është ndaluar tentim kontrabandimi i më shumë se katër kilogramëve heroinë, ka njoftuar Admnistrata Doganore.
READ MORESnezhana Bogosavleviq Boshkoviq, ministre e bujqësisë dhe mbrojtjes së mjedisit dhe kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, dje kanë biseduar me sipërmarrësit dhe përfaqësuesit e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë rreth rifillimin e prodhimit në thertoren e dikurshme “Jugokop”, punën e inspekcionit veterinarik dhe plasmanit të duhanit nga kjo zonë.
READ MOREMedvegjë – Në Medvegjë as pas pesë anulimeve nuk është mbajtur seanca e njëzetepestë e Kuvendit Komunal, me çka janë arritur kushtet për shpërbërjen e tij dhe zbatimin e masave të përkohshme.
READ MOREPreshevë – Doganierët në pikën kufitare në Preshevë, gjatë festave të pashkëve çdo ditë kanë hasur në deviza, kështu që për katër ditë kanë zbuluar katër këso raste, ka njoftuar Administrata Doganore.
READ MORENish – Shkolla e Gazetarisë në Novi Sad ka shpallur konkurs për çmimin e Unionit Europian për gazetari hulumtuese dhe konkursi do të jetë i hapur deri më 13 maj. Për çmimin e UE-së për gazetari hulumtuese mund të paraqiten të gjitha ngjarjet rreth temave shoqërore në lidhje me keqpërdorimin e forcës dhe drejtat themelore të njeriut, korrupcionin dhe krimin e organizuar në Serbi, të cilat janë shpallur apo emituar vitin e kaluar në cilën do medie në Serbi. Fondi shpërblyes në Serbi për vitin 2015, është deri 10.000 euro.
READ MOREJu ftojmë që të mërkuren, më 15 prill, t`a përcjellni vizitën e ministreshës së bujqësisë, Snezhana Bogosavleviq Boshkoviq dhe Zoran Stankoviqit, kryetarit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që do t`i bëhet komunës së Preshevës.
READ MOREBeograd – Kur është bërë gati për rrugë për në Preshevë, Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me vete ka marrë edhe disa dhurata të rastit. Në bagazhin e automobilit i ka vendosur 11 komplete të dresave dhe disa topa për klubin futbollistik vendor, duke mos shpresuar se aty do t`a pres një suprizë e vërtetë.
READ MOREBujanoc – Në bazën “Jug” në poligonin “Borovac”, është kryer evalvuimi treditor i trajnimit të njësitit kombësorik të Brigadës së Katërt të Ushtrisë Këmbësorike dhe entit për mbrojtjen e forcave mbrojtëse nga përbërja e Batalionit të Tretë të Policisë Ushtarake për angazhim në misionet e forcave paqëruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.
READ MOREVrajë – Numri i nxënësve të cilët shkojnë në shkollat fillore në rrethin e Pçinjës është zvogëluar për 1.000 duke u bazuar në vitin e ardhshëm, ndërsa për 7.612 nxënës më pak bazuar në vitin 2003/2004, tregojnë të dhënat nga Administrata Shkollore e Leskocit në Vrajë.
READ MOREVrajë – Vesna Stanojkoviq, përfaqësuese e Shërbimit Kombëtar për Punësim (NSZ) në Vrajë, ka prezentuar 8 ftesa publike dhe dy konkurse publike të cilat NSZ-ja i ka shpallur për këtë vit. NSZ ka shpallur konkurse/ftesa publike për qëllim të realizimit të programit dhe masave aktive të politikës të punësimit të parapara në Programin e punës për vitin 2015. Në vazhdë janë konkurset/ftesat publike e ardhshme të NSZ-së:
READ MORENovi Varosh – „Në kuadër të programit të Progresit Europian, projekt i cili i mbulon 34 komuna të Serbisë jugore dhe jugperendimore, 40 projektet më të suksseshme të ndërmarrjeve të grave do të fitojnë nga 10.000 euro për fillimin e biznesit“, ka deklaruar bashkëpuntorja në këtë projekt Ana Nedelkoviq.
READ MORE