Bujanoc – Në sallën e kinemasë në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, më 29 nëntor 2016 do të shfaqet pjesa e filmit të dashur të serialit “Akademia Ushtarake 3” – Pjesa e Re”. Pas paraqitjes së këtij filmi vendor në kinematë e Serbisë, heronjët e njohur të Akademisë Ushtarake arrijnë në jug të Republikës. Fillimi i projektimit në kinemanë e Bujanocit është paralajmruar për në ora 18.20. Çmimi i biletës është 250 dinarë.
READ MOREVrajë – Filmi dokumentar “Pishina”, me regji të Sllagjan Stojanoviqit Frenkut dhe i prodhuar nga korrespodenca e Radio Televisionit të Serbisë në Vrajë, ka marrë çmimin e parë në Festivalin e 9 Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar “Roman Life” i cili është mbajtur në Budapest të Hungarisë.
READ MOREKonkursi për ciklin e ri, të tetë të programit nacional të donatorëve “Nisu për në punë”, të cilin e realizon OJQ Eneka, përmes ndihmës së kompanisë “Filip Morris” në Serbi, është hapur më 25 tetor dhe do të zgjasë deri në janar të vitit të ardhshëm. Programi ka për qëllim që të përkrah fillimin dhe avansimin e kompanive të vogla dhe familjare në gjithë Serbinë.
READ MOREMedvegjë – Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues ka vizituar Shkollën Fillore “Jabllanica e Epërme” dhe për nxënësit e klasave të para ka ndarë çantat dhe artikujt shkollor të cilat i ka siguruar Trupi Koordinues. Në përputhje me aktivitetet e rregullta, Trupi Koordinues për fatosat nga territori i komunës së Medvegjës ka siguruar gjithsej 86 komplete të artikujve dhe çantave shkollore.
READ MOREPreshevë – Organizata gjermane ASB pajisur Qendrën Pranuese për Emigrant në Preshevë dhe në të ka vendosur 50 krevatë me dyshekë dhe mbulesa. Krevatët janë donacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe do të kontribuojnë që refugjatët dhe emigrantët në qendër të kenë sa më kushte të mira gjatë qëndrimit në dimër.
READ MOREBeograd – Fondacioni “Ana dhe Vllada Divac” ka nënshkruar kontratat me shtatë organizata lokale të shoqërisë civile për ndarjen e granteve për forcimin e kapaciteteve organizative të tij, në vlerë të përgjithshme prej 50.000 dollarëve.
READ MOREPreshevë – Shfaqja “Rrenat” ka marrë katër shpërblimet e para në festivalin tradicional “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë. Organizatorja i festivalit Afeida Boriçi ka deklaruar se shfaqja “Rrenat”, me regji të Kastriot Saqipit, i kanë takuar çmimet për shfaqjen, regjinë më të mirë dhe aktoren dhe aktorin më të mirë.
READ MOREPresheë, Bujanoc, Medvegjë – Ushtria e Serbisë ka njoftuar se avionët ushtarak të Brigadës së 98 Ajërore do të flturojnë në pjesën jugore të Serbisë gjatë dy ditëve të ardhshme.
READ MOREEdhe këtë vit, është organizuar dhe realizuar prokurorimi publik i artikujve shkollor dhe çantave shkollore për nxënësit e klasave të para në shkollat fillore në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, për vitin shkollor 2016/2017.
READ MOREKryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, do të qëndroj të enjten dhe të premten, përkatësishit më 17 dhe 18 nëntor, në komunat Medvegjë dhe Bujanoc.
Ju ftojmë që të enjten më 17 nëntor, në ora 12 e 30 minuta në Shkollën Fillore „Jabllanica e Epërme“ të merrni pjesë në ndarjen e artikujve shkollor nxënësve të klasave të para.
READ MOREBujanoc – Organizata Turistike e Bujanocit (OTB) ka aplikuar në ambasadën e Republikës së çekisë në Serbi për mjetet financiare për përpilimin e projektit të kategorizimit të objekteve të akomodimit privat dhe edukimin e pronarëve të tyre.
READ MOREBujanoc – Mbledhja e grave të Bujanocit, në të cilën do të flitet mbi dhunën në familje, do të mbahet në hotelin e Bujanocit “Rozafa”, të shtunën më 19 nëntor, në ora 12.
READ MORE