Bujanoc – Riorganizimi i Administratës Tatimore në Serbi do të ndikojë ndjeshëm në paralelen e saj në Bujanoc, në të cilën ka gjasa të mbeten 5-6 punëtorë, ndërsa të gjithë të tjerët do të transferohen në Vrajë.
READ MOREMedvegjë – Në bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale dhe partnerët socialë në territorin e Rrethit të Jabllanicës, Departamenti i Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Leskoc organizon një sërë ngjarjesh për të mbështetur ftesat publike dhe konkursave për zbatimin e masave aktive të politikave të punësimit për vitin 2019.
READ MOREMedvegjë – Në kuadër të projektit për forcimin e pakicave kombëtare në Serbi, me emrin "Të kuptohemi më mirë”, në Qendrën Kulturore është mbajtur premiera e shfaqjes, ndërsa mesazhi kryesor që ata duan të përcjellin me këtë projekt është se komuna e Medvegjës kujdeset në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e saj, ishin serbë, shqiptarë apo romë.
READ MOREBujanoc – Komisioni për ndihmë të njëhershme për studentët ka konfirmuar propozimin e listës së kandidatëve për fitimin e ndihmës, në të cilën janë 157 studentë të cilët jetojnë në territorin e Bujanocit.
READ MOREBujanoc – Asistentëve privatë të fëmijëve me pengesa në zhvillim në komunën e Bujanocit, iu janë vazhduar kontratat e tyre për tre muaj të tjerë për të vazhduar me punën me fëmijët e parashkollorë dhe nxënësit në Programin e Arsimit Inkluziv (IOP).
READ MOREPreshevë – Në fshatin Cerevajkë, rreth dhjetë kilometra nga Presheva në drejtim të Gjilanit, ndodhet një burim me ujë shërues që besohet se eleminon shumë probleme të veshkave, ndryshime në lëkurë dhe hemorroidet.
READ MOREBeograd – Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq me rastin e ndarjes së mirënjohjeve të Këshillit Nacional të Shqiptarëve për organizatorët e referendumit ilegal të vitit 1992, në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, thotë se “personat serioz nuk komentojnë lëvizjet e papërgjegjëshme dhe jo serioze”.
READ MOREBujanoc – Punimet për harrnimin gropave në rrugët e Bujanocit dhe vendeve të tjera në komunë do të fillojnë këtë javë, pasi që procedura e prokurimit publik u përfundua të premten e kaluar, njofton Enver Ramadani, kreu i Departamentit përgjegjës për Zhvillim dhe Investime.
READ MOREBujanoc – Në kishën e Të gjithë Shenjtorëve Serbë në Bozhinjevc, të cilën vet e kanë ndërtuar banorët e këtij fshati, u vendos një kryq të cilin e ka shenjtëruar peshkopi nga Vraja zotëriu Pahomije.
READ MOREVrajë – Në garën qarkore nga matematika e cila është mbajtur në gjimnazin “Bora Stankoviq” në Vrajë, rezultate më të mira i kanë arritur Gavrilo Milosavleviq, nxënës i vitit të parë i gjimnazit Bora Stankoviq, i cili fitoi maksimumin prej 100 pikësh dhe nxënësi i vitit të katërt i gjimnazit “Skenderbeu” në Preshevë, Arben Ajredini i cili fitoi 90 pikë.
READ MOREMedvegjë – Gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar në komunën e Medvegjës, rreth 10 milion dinarë janë investuar në projektet për nxitjen e lindjes. Në këtë qytet shkollat gjithnjë plotësohen, ndërsa në kopshte ka mbi 250 fëmijë. Ajo që duhet t`i gëzohemi është fakti se me ftesë të vetëqeverisjes lokale…
READ MOREBujanoc – Bletaria është rritur në vitet e fundit. Në jug të vendit dy vjet më parë është mbrojtur origjina gjeografike e mjaltit të Vlasinë, ndërsa numri i bletarëve po rritet në Bujanoc, megjithëse vendosja e mjaltit është kryesisht individuale. Në këtë komunë për të katërtën herë u mbajt Panairi i Bletarisë i quajtur "Bleta nuk njeh kufij".
READ MORE