Preshevë – Beograd – Në prag të Vitit të Ri, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, organizoi pritje për fëmijët parashkollorë dhe fëmijët me nevoja të veçanta të qendrës ditore në Preshevë.
Preshevë – Beograd – Në prag të Vitit të Ri, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, organizoi pritje për fëmijët parashkollorë dhe fëmijët me nevoja të veçanta të qendrës ditore në Preshevë.
Fëmijët u pritën ngrohtësisht nga kryetarja dhe kabineti i saj. Gjatë këtij takimi Sinani ka marrë dhurata të bëra për të nga fëmijët e moshës parashkollorë. Pas kësaj ajo u ka shperndare dhuratat e Vitit të Ri fëmijëve që e kanë vizituar.
Driton Bilalli, shef i zyrës së kryetarës, tha se kabineti ia ka kushtuar këtë ditë fëmijëve dhe theksoi se po punohet për dekorimin e qytetit me ndriçim dhe dekorime me rastin e Vitit të Ri. Fëmijët shprehën dëshirën që komuna e Preshevës vitin e ardhshëm t'i gëzojë me lodra të reja për kopshtin e fëmijëve.
Shoqërimi u zhvillua në një humor të gëzueshëm, dhe në fund kanë bërë një foto të përbashkët.
Burimi: RTV Aldi, Trupi Koordinues











