Sjenicë – Organizata joqeveritare nga Novi Pazari, Iciativa Akademike „Forum 10“, vikendin e kaluar ka organizuar trajnimin në Sjenicë, me temë „Krijimi i liderëve të rinj të minoriteteve“, në të cilën kanë marrë pjesë 15 të rinj nga Sanxhaku dhe jugu i Serbisë.
Sjenicë – Organizata joqeveritare nga Novi Pazari, Iciativa Akademike „Forum 10“, vikendin e kaluar ka organizuar trajnimin në Sjenicë, me temë „Krijimi i liderëve të rinj të minoriteteve“, në të cilën kanë marrë pjesë 15 të rinj nga Sanxhaku dhe jugu i Serbisë.
„Në trajnim kemi biseduar rreth problemeve praktike shoqëroro-politike në jug dhe në jugperendim të Serbisë. Këtë problematik e kemi lidhur me përdorimin e rrjeteve sociale në promovimin e aktivitetit të të rinjëve në komunitetet pakicë“, ka thënë Fahrudin Klladniçanin, kryetar i kësaj OJQ-je.
Sipas fjalëve të tij, ky trajnim është pjesë e projektit „Liderët e rinj të pakicave“, të cilën e mbështet Misioni i OSBE-së në Serbi. Klladniçanin ka theksuar se njëri prej qëllimeve të trajnimit është që të rinjëve t’i ofroj udhëzime se në çfarë mënyre të përdorin rrjetet sociale në promovimin e aktivizimit të të rinjëve dhe veprimtarisë politike. Trajnimi ka përfshi pjesën praktike dhe teorike. Në pjesën e parë me të rinjët kanë punuar gazetarët e revistës së Beogradit „Danas“, ndërsa në pjesën e dytë të trajnimit blogerët dhe aktivistët e internetit nga Beogradi, Krushevci dhe Novi Sadi.
Struktura e projektit është krijimi i blogut të parë, i cili përban çështjet e komunitetit shqiptar, rom dhe komunitetit boshnjak, dhe në të cilin të rinjët, në tre muajt e ardhshëm do ti shpallin analizat dhe komentet e tyre rreth temave shoqëroro-politike në komunitetet e tyre. Projekti në pesëmbëdhjet ditët e ardhshme do të prezantohet edhe të rinjëve në Zyrat për të rinj në Bujanoc, Novi Pazar, Tutin dhe Prijepol, si dhe këshillit nacional të shqiptare dhe boshnjakëve.
Aktiviteti përfundimtar i projektit është paneli i diskultimeve „Zërat e të rinjëve“, i cili do të mbahet në Tutin dhe i cili do të bëj mbledhjen e të rinjëve nga jugu i Serbisë dhe Sanxhaku.
Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues











