30.12.2025.

KONKURSI YOUTH HEROS”- KËRKOHEN HERONJËT E RI TË SERBISË (AFATI:20.08.2019)

  • In Lajme
  • 5. July 2019.
  • 46 Views
KONKURSI YOUTH HEROS”- KËRKOHEN HERONJËT E RI TË SERBISË (AFATI:20.08.2019)

Fondacioni EXIT në bashkëpunim me NIS-in, me mbështetjen e Radio Televizionit të Serbisë dhe Ringier Axel Springer dhe  këtë vit  shpall konkursin Youth Heroes”, për përzgjedhjen e modeleve pozitive në shoqëri. 

Fondacioni EXIT në bashkëpunim me NIS-in, me mbështetjen e Radio Televizionit të Serbisë dhe Ringier Axel Springer dhe  këtë vit  shpall konkursin Youth Heroes”, për përzgjedhjen e modeleve pozitive në shoqëri. Dëshira e lansuesve të konkursit është për të treguar se puna e vlefshme, këmbëngulja, guxim dhe kreativiteti ia vlen.Për të katërtin vit radhazi, EXIT dhe NIS kanë zgjedhur një brez të ri të heronjve të rinj nga Serbia në katër fusha: arsim dhe shkencë, sipërmarrje dhe industri krijuese, aktivizëm social, kulturë dhe art.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 20 gusht, dhe mbajtësit e titullit Youth Heroes“do të shpallen në shtator të këtij viti.

Çmimi i veçantë i Youth Heroes“  këtë vit do të jepet në bashkëpunim  me Federatën  e Rinisë   të Shoqatës së Rinisë Evropiane të Novi Sadit 2019.

„Youth Heroes“ është një fushatë e përbashkët afatgjatë që synon përmirësimin e kushteve për të qëndruar talentet në Serbi. Heronjtët e ri janë të vetmit që mund të jenë nxitësit e vërtetë të ndryshimit në shoqëri dhe motivim.Sukseset e mëdha si medalje në garat shkencore ndërkombëtare, hartimi i veprimeve në bashkësinë lokale e tyre , krijimi i veprave të artit të lartë, nisja e një kompanie të suksesshme është ajo që meriton të shpërblehet dhe të promovohet si rezultat i angazhimit dhe përpjekjeve të jashtëzakonshme.

Të drejtë aplikimi nё konkurs kanë të gjithë të rinjtë me shtetësi të Serbisë ose me qëndrim në territorin e Republikës së Serbisë të moshës 15-30 vjeç të cilët kanë arritje të veçanta, çmime, njohje në fushën e arsimit / shkencës, sipërmarrjes dhe industritë kreative, aktivizmin social, kulturën / artin.

Formulari i aplikimit është në dispozicion në www.youth-heroes.org, aplikacionet duhet të dërgohen në email exitfoundation@exitfest.org deri më 20 gusht 2019. Heronjtë e ri mund të emërohen nga organizatat, institucionet, mediat dhe  individë të interesuar, ose mund të aplikojnë në mënyrë të pavarur.

Burimi: www.kancelarijazamlade.rs dhe Trupi Koordinues

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka