29.12.2025.

KONKURS PUBLIKE „ZBATIMI I POLITIKAVE ANTIDISKRIMINUESE NË REPUBLIKËN E SERBISË PËR VITIN 2020”(AFATI: 20 SHKURT 2020)

  • In Lajme
  • 5. February 2020.
  • 40 Views
KONKURS PUBLIKE „ZBATIMI I POLITIKAVE ANTIDISKRIMINUESE NË REPUBLIKËN E SERBISË PËR VITIN 2020”(AFATI: 20 SHKURT 2020)

Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve ka shpallur konkursin publik "Zbatimi i politikave antidiskriminuese në Republikën e Serbisë për vitin 2020" për programet në fushën e promovimit dhe mbrojtjes së pozitës së grupeve të cenueshme shoqërore, gjegjësisht promovimit…

Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve ka shpallur konkursin publik "Zbatimi i politikave antidiskriminuese në Republikën e Serbisë për vitin 2020" për programet në fushën e promovimit dhe mbrojtjes së pozitës së grupeve të cenueshme shoqërore, gjegjësisht promovimit të parimeve themelore të të drejtave të njeriut në Republikën e Serbisë.

Konkursi është e hapur për shpërndarjen e fondeve për shoqatat e regjistruara në territorin e Republikës së Serbisë. Zbatimi i programit duhet të arrijë qëllimet e mëposhtme:

1. Inkurajimi i veprimit pozitiv të komunitetit më të gjerë drejt grupeve sociale të cenueshme;

2. Zhvillimi dhe nxitja e arsimit dhe vetëdijës sociale për rëndësinë e tolerancës dhe respektimit të diversitetit, me qëllim uljen e nivelit të përgjithshëm të diskriminimit në shoqëri;

3. Përmirësimi i monitorimit të rekomandimeve të mekanizmave të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut për të përmirësuar pozicionin e grupeve sociale veçanërisht të ndjeshme;

4. Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut në kontekstin e respektimit të festave dhe ditëve ndërkombëtare të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara.

Konkursi është i hapur prej 4 deri më 20 shkurt 2020.

Informacione shtesë mbi konkursin dhe formularët konkurues janë të qasura në https://ljudskaprava.gov.rs/sr/node/22713

Burimi: Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака