Beograd – “ Fondacioni Sllavko Quruvija” (FSQ) ka hapur konkurs për mbështetjen e televizioneve dhe radiove lokale “Për çka Sërbia hesht?”.
Beograd – “ Fondacioni Sllavko Quruvija” (FSQ) ka hapur konkurs për mbështetjen e televizioneve dhe radiove lokale “Për çka Sërbia hesht?”.
“ Fondacionin Sllavko Quruvija” (FSQ) e kanë formuar Jelena dhe Rade Quruvija, vajza dhe djali i Sllavka Quruvijës. Me ndihmën e miqëve nga sektori joqeveritar i Serbisë dhe me ndihmë e “Fondit Vëllezërit Rokfeller” nga Njujorku, në nëntor të vitit të kaluar fondacioni ka filluar të punojë. Qëllimet e këtij fondacioni janë përmirësimi i kualitetit të gazetarisë në Serbi, mbështetja mediave lokale, mbështetja e gazetarisë hulumtuese, si dhe puna me të rinjët të cilët hyjnë në botën e gazetarisë.
Konkursi ka për qëllim ti aftësojë mediat lokale që të flasin rreth çështjeve të rëndësishme për qytetarët dhe komunitetet lokale, ashtu që të shërbejnë si kontroll i qeverisjes lokale.
Kërkohet që temat të cilat do të shtjellohen, deri më tani të mos kishin pas mbulim të madh mediatik. Poashtu, temat e propozuara duhen të merren me problemet e komuniteteve lokale përmes përgaditjeve ashtu që qytetarët mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve si kontroll demokratike mbi qeverisjet lokale. Duhen të shqyrtohet puna e autoriteteve lokale dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në forcimin e rolit të mediave lokale, si kontroll i qeverisjeve të niveleve lokale dhe regjionale.
Më shumë informacione rreth konkursit për mbështetjen e telivizioneve dhe radiove lokale të Fondacionit Sllavko Quruvije mund të shihni në ueb adrësën:
http://www.slavkocuruvijafondacija.rs/konkursi
Konkursi është i hapur deri më 7 mars 2014, dhe vendimi se cilat media e kanë fituar mbështetjen do të ipet me rastin e fillit të punës të fondacionit, 27 mars të vitit 2014.
Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues











