28.02.2026.

Archives




  • 11. 02. 2010.0

    Shërbimi profesional i mbrojtësit të qytetarëve të Serbisë më 11 dhe 12 shkurtë do të qëndrojë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë ku do të pranojë ankesat e qytetarëve në punën e organeve të administratës. Këshillëtarët e mbrojtësit të qytetarëve, në Bujanoc do t’i pranojnë palët të enjten më 11 shkurtë prej orës 08.00 deri ora 18.00 në ndërtesën e komunës. Në Preshevë pranimi i qytetarëve bëhet të premten më 12 shkurtë prej orës 08.00 deri ora 18.00 gjithashtu në sallën e Kuvendit Komunal, ndërsa në Medvegjë në të njëjtën ditë prej orës 08.00 drei ora 18.00 në Shtëpinë e Kulturës.

    READ MORE
  • NEVOJAT KULTURORE TË TË RINJËVE

    NEVOJAT KULTURORE TË TË RINJËVE0

    Tribuna dedikuar problemeve në komunën e Bujanocit të cilat i përkasin nevojave kulturore të të rinjëve është mbajtur të martën më 9 shkurtë. Tribina është organizuar  në  suaza të projektit ,,Promovimi i nevojave kulturore dhe tolerancës në mes të rinjëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”. Projekti realizohet nga Organizata Joqeveritare ,,Qendra për Demokraci dhe zhvillim të Serbisë jugore” me mjetet e fituara në konkursin e shpallur nga ana e Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

    READ MORE
  • MBROJTJA SHËNDETËSORE SHTESË PËR 861 BANORË TË MEDVEGJËS

    MBROJTJA SHËNDETËSORE SHTESË PËR 861 BANORË TË MEDVEGJËS0

    Shtëpia e shëndetit në Medvegjë në shtatorë të vitit 2009 ka konkuruar në Trupin Koordinues për finansimin  e projektit ,,Ndihma shëndetësore dhe përkujdesja e personave me nevoja të posaqme e posaqërisht të grupeve më të ndjeshme të banorëve” në suaza të Programit për shpërndarjen dhe shfrytëzimin e mjeteve për programet mbi përmirësimin e gjendjes për më të rrezikuarit. Mjetet në një sumë prej 1.356.500,00 dinarësh u janë lejuar dhe Medvegja në dhjetorë të vitit 2009 ka marrë një auto sanitarë me qëllim të përmirësimit të mbrojtjes shëndetësore, përcjellja dhe dhënia e ndihmës shtesë posaqërisht grupit të popullatës më të ndjeshme.

    READ MORE
  • TË RINJËT SHQIPËTARË, SERBË DHE ROMË SË BASHKU NË LIGJËRATA NË BUJANOC

    TË RINJËT SHQIPËTARË, SERBË DHE ROMË SË BASHKU NË LIGJËRATA NË BUJANOC0

    Të shtunën më 6 shkurtë, Qendra Resursi civil në Bujanoc, në suaza të projektit ,,Të rinjët për të rinjët” i cili finansohet nga Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kanë organizuar dy ligjërata. Ligjërata e parë u është kushtuar volonterizmit  ndërsa ligjërata e dytë dëmit të duhanit.

    READ MORE
  • 05. 02. 2010.0

    Deri në fundë të vitit, 1.000 qytetarë të rrethit të Jabllanicës do të kenë rastë që falas të kryejnë trajnimin për kompjuterë dhe internet. Prioritet në ndjekjen e këtij kursi do ta kenë personat me nevoja të posaqme, bujqit, qytetarët e mjediseve rurale dhe Romët, të cilët presin me vite të tëra për punësim.

    READ MORE
  • 04. shkurtë 2010.0

    Ambasadori Austriak në Serbi Klemens Koja si dhe përfaqësuesit e agjensionit për zhvillim regjional (ADA) dje në Bujanoc kanë biseduar me kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberin rreth formimit të Këshillit Nacional të Shqipëtarëve dhe investimeve në Serbinë jugore.

    READ MORE
  • 03. shkurtë 20100

    Tomas Mor, zëvendësshefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, deklaroi se në Bujanoc egziston mundësia e madhe që të formohet Këshilli Nacional për zgjedhje të drejtëpërdrejta.

    ,,Mendoj se është e drejtë e qdo familjeje të vendosë se a do të dëshirojë të ketë votë të drejtëpërsëdrejtë dhe të vendosë për përdorimin e simboleve nacionale dhe gjuhës së tyre. Një numër i madhë i nënshkrimeve janë mbledhur.

    READ MORE
  • MARRËVESHJA PËR SHPËRNDARJEN E MJETEVE

    MARRËVESHJA PËR SHPËRNDARJEN E MJETEVE0

    Në takimin e djeshëm të kryesisë së Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njëzëshëm u aprovua vendimi që nga 229.278.000,оо dinarë të mjeteve nga buxheti republikan për këtë vitë, komunës së Bujanocit t’i takojnë 42% (96.296.760,оо din), Preshevës 40,5% (92.857.590,оо din.) si dhe Medvegjës 17,5% (40.123.650,оо din.).

    READ MORE
  • SHKOLLA MULTIETNIKE E BASKETBOLLIT NË BUJANOC

    SHKOLLA MULTIETNIKE E BASKETBOLLIT NË BUJANOC0

    Dje në Bujanoc, kryetari i ,,Mini Basket shoqatës” Rade Giorgijevski, qendrës sportive ,,Mladost” i dhuroi dy konstruksione ndihmëse për mini basket dhe 20 topa. Këto pajisje do t’i shfrytëzojë shkolla e basketit për më të rinjë në të cilën hapat e parë të basketbollit do t’i mësojnë së bashku fëmijët serbë, shqipëtarë dhe romë.

    READ MORE
  • DONACIONI I FEDERATËS SË BASKETBOLLIT BUJANOCIT0

    BUJANOC – Të hënën, më 1 janarë në ora 14.00, kryetari i federatës Basketbollistike të Serbisë (KSS), Dragan Kapiçiq, do t’i dhurojë donacionin e Federatës së Basketbollit Qendrës Sportive ,,Mladost” nga Bujanoci si dhe klubeve basketbollistike ,,BSK Junior"dhe ,,Elita"nga Bujanoci.
    Gjatë dorëzimit të këtijë donacioni do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ministri Milan Markoviq.

    READ MORE
  • 29.01.20100

    Në suaza të projektit gjeshtëmujorë ,, Kosova nga ana tjetër – qka pas konfliktit”, Qendra për demokraci dhe zhvillim të Serbisë jugore dhe agjensioni informativ regjional JUGpress në Bujanoc kanë organizuar tribunën e katërt në të cilën tema kryesore e biedimeve ka qenë rëndësia e pjesëmarrjes së pakicave kombëtare në institucionet dhe realizimi i të drejtave të tyre në regjion. Në tribunë përpos tjerash, ka folur edhe ambasadori i Holandës i akredituar në Serbi, Ron Van Dartel i cili ftoi shqipëtarët e Bujanocit që së bashku të punojnë në formimin e Këshillit Nacional Shqipëtarë. Ambasadori përpos të tjerash tha se për Shqipëtarët, Këshilli Nacional do të thotë bashkëpunimi më i mirë me Trupin Koordinues për Serbinë jugore dhe me Qeverinë qendrore në Beograd.

    READ MORE
  • TAKIMI I KRYESISË SË TRUPIT KOORDINUES NË BUJANOC0

    BUJANOC – Të hënën, më 1 shkurtë, duke filluar ora 15.00, në ndërtesën e komunës së Bujanocit do të mbahet takimi i kryesisë së Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në takim do të shqyrtohet raporti i punës së Trupit Koordinues për vitin 2009 dhe ndarja e mjeteve për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nga buxheti i Trupit Koordinues për vitin 2010. Takimin do ta kryesojë kryetari i Trupit Koordinues , ministri Milan Markoviq. Ky është takimi i pestë i kryesisë së Trupit Koordinues që nga restruktuimi i sajë në mars të vitit 2009.

    READ MORE