Preshevë – Doganierët në vendkalimin kufitar në Preshevë, kanë ndaluar dy tentim kontrabandime të duhanit dhe kanë konfiskuar gati gjysmë toni të këtij malli me akcizë.

Preshevë – Doganierët në vendkalimin kufitar në Preshevë, kanë ndaluar dy tentim kontrabandime të duhanit dhe kanë konfiskuar gati gjysmë toni të këtij malli me akcizë.
Me aksionin e përbashkët të doganierëve dhe policisë, siç njofton Administrata Doganore, sëpari në kamionin me targa të Beogradit, pronë e firmës nga Futogu, janë zbuluar 190 kilogram të duhanit.
Pjesa më e madhe e duhanit, madje 180 kilogram, kanë qenë e fshehur në kasetat anësore të kamionit, të parapara për gomën rezervë, paletat dhe paisjet e dorës, ndërsa nën dyshekun e kabinës së kamionit janë zbuluar edhe 10 kilogram. Siç thuhet, duhani në kasetat anësore është fshehur shumë mirë, sepse paletat nga druri janë prerë në mënyrë që të krijohet hapësirë për kontrabandimin e mallit.
Siç theksojnë nga Administrata Doganore, me sharrë janë shkurtuar paletat e drurit dhe në to është vendosur duhani i cili nuk ka penguar mbylljen e kasetave në fjalë. Vozitësi nga Novi Sadi i cili ishte i moshës 35 vjeçare, me kamion ka transportuar portokaj për një rrjet të madh tregtar nga Beogradi.
Në Administratën Doganore thonë se të njejtën ditë, në të njejtin vendkalim, detalisht është kontrollar edhe kamioni me targa të Novi Sadit, pronë e firmës Futoga dhe më këtë rast është zbuluar edhe 265 kilogram duhan.
Si në rastin e parë, pjesa më e madhe e duhanit, 165 kilogram, ka qenë e fshehur në kasetata anësore të kamionit, ndërsa në kabinë në vendin e dyshekut për vozitësin, kanë qenë i vendosur një dyshek i rrejshëm, i cili kishte qenë i mbushur me 100 kilogram të këtij malli me akcizë. Në pjesën transportuese të kamionit ka qenë i fshehur duhani në të njejtën mënyrë si në rastin e parë.
Kamionin e ka drejtuar 42 vjeçari nga Novi Sadi, ndërsa në pjesën ngarkuese të kamionit janë transportuar luleshtrudhet për firmën nga Novi Sadi, e cila firmë merret me shitjen me shumicë të pemëve dhe perimeve.
Kundër dy vozitësëve është ngritur procedurë për kundërvatje, ndërsa duhani i kontrabanduar është ndaluar përkohësisht, thuhet në komunikatë.
Burimi: RTS, B92, Alo, Jugmedia, Radio 021 dhe Trupi Koordinues











