30.12.2025.

KANË FILLUAR PARAQITJET PËR “MARTESA NËN GEJZER”

  • In Lajme
  • 24. July 2015.
  • 40 Views
KANË FILLUAR PARAQITJET PËR “MARTESA NËN GEJZER”

Mevegjë  –  Në kuadër të manifestimit turistik “Netët e gejzerës”, edhe këtë vit do të organizohen martesat grupore nën gejzer.

Mevegjë  –  Në kuadër të manifestimit turistik “Netët e gejzerës”, edhe këtë vit do të organizohen martesat grupore nën gejzer.

Për të gjitha çiftet e paraqitura për martesë nën gejzer, organizatorët dhurojnë martesë pa pagesë me daulle, balona-helium, pëllumba të bardhë, tortë për dasmë dhe drekën solemne për çiftet, si dhe harxhimet për 20 mysafirët e tyre, ndërsa si dhuratë për të sapo martuarit nga organizatorët fitojnë edhe vikend të gjatë në hotelin “Gejzer”, në Banjë të Sijarinës.

Përpos se rasti i martesës zhvillohet nën gejzer, në prani të mijëra notuesëve, kjo paraqet një përjëtim të veçantë për njerëzit e rinj të cilët lidhin kurorë.

Të rinjët e interesuar për pjesëmarrje në martesën nën gejzer, pas paraqitjes duhet të përgadisin çertifikatën e nënshtetësisë dhe çertifikatën e lindjes (jo më të vjetër se gjashtë muaj), letërnjoftimin me afat dhe duhet që t’i sigurojnë dy dëshmitarë.

Çiftet e interesuara mund të paraqitetn deri të mërkurën, 31 korrik, duke telefonuar në numrat 016/895-153 ose 016/891-348.

Këtë vit manifestimi mbahet prej 26 korrikut deri më 2 gusht, ndërsa martesat planifikohen ditën e fundit të manifestimit, më saktësisht në mesditë.

Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues

 

Погледајте још

Најновије

Архива чланака