26.12.2025.

KAMPIONI BOTËROR I BOKSIT SHEFAT ISUFI MBËRRIN NË BUJANOC

  • In Lajme
  • 28. April 2022.
  • 52 Views
KAMPIONI BOTËROR I BOKSIT SHEFAT ISUFI MBËRRIN NË BUJANOC

Bujanoc – Beograd – Kampioni i ri i botës në kategorinë gjysëm të rëndë, Shefat Isufi nga Tërnoci i Madh, është pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Bujanoc – Beograd – Kampioni i ri i botës në kategorinë gjysëm të rëndë, Shefat Isufi nga Tërnoci i Madh, është pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Arifi shprehu respekt, siç tha ai, për “ambasadorin e Tërnocit, Bujanocit dhe të gjithë shqiptarëve”.

“Jam krenar që Shefati na prezantoi në mënyrën më të mirë të mundshme në arenën ndërkombëtare”, tha Arifi.

Më 16 prill, Isufi u bë kampion bote në boks në versionin WBF.

Ai në Mynih mundi pas 12 pikë raundesh boksierin bullgar Grigor Saruhanian.

Ndeshja është transmetuar drejtpërdrejt në sheshin e Bujanocit, në organizimin e Komunës.

Burimi: Bujanovacke, Trupi Koordinues

 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka