30.12.2025.

KA FILLUAR TË PUNOJ MATERNITETI NË PRESHEVË

  • In Lajme
  • 15. July 2015.
  • 41 Views
KA FILLUAR TË PUNOJ MATERNITETI NË PRESHEVË

Preshevë – Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Mitat Sahiti, ka deklaruar se materniteti i cili është ndërtuar në pjesën e rekontruktuar të Shtëpisë së Shëndetit ka filluar të punoj dhe është gati që të pranoj shtatëzënat e para, pasi që janë pranuar dhjetë motra medicinale akusherike.

Sahit ka deklaruar që maternitetin e Preshevës do të kujdesen tre mjekë, si dhe se materniteti i cili ka 12 krevatë është i hapur 24 orë.

 “Nëse është e nevojshme do të vijnë edhe dy koleg nga materniteti i Vrajës. Materniteti në Preshevë ka të gjitha ato çka është e paraparë me ligjin mbi maternitetet jashtëspitalore”, ka thënë Sahiti.

Sahiti ka thënë se në fillim të punëves së maternitetit me rëndësi të madhe për komunën e Preshevës, sepse gratë e kësaj komune deri më tash kanë udhëtuar për të lindur 45 kilometra larg, për në Vrajë, si dhe se pret që në Preshevë çdo vit të lindin 380 deri më 420 gra.

Materniteti në Preshevë është ndërtuar në pjesën e rekontrukturuar të Shtëpisë së Shëndetit, për të cilin rreth 1,5 milion euro i ka ndarë Ministria e Shëndetësisë, Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvejgë dhe vetqeverisja lokale, ndërsa Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës për pajisimin e maternitetit kanë dhuruar 250.000 euro.

Materniteti në Preshevë është hapur solemnisht në janar të vitit 2014, mirëpo ka filluar të punoj një vit e gjysmë më vonë pas hapjes, përshkak të problemit të sigurimit të kadrove, motrave medicinal – akusherike dhe mjekëve të cilët do të punojnë në këtë maternitet.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka