30.12.2025.

JANË BURGOSUR 13 TË DYSHUAR PËR TRAFIKIM ME NJERËZ

  • In Lajme
  • 5. June 2015.
  • 36 Views
JANË BURGOSUR 13 TË DYSHUAR PËR TRAFIKIM ME NJERËZ

Vrajë, Preshevë – Policia në Vrajë ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 48 orësh, për 13 persona të cilët dyshohen se kanë organizuar transportin e emigrantëve ilegal, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.

Dyshohet se ata prej datës 15 prill deri më 23 maj, kanë organizuar transportin e 88 emigrantëve ilegal nga Afganistani, Siria dhe Kongo, të cilët në mënyrë të jashtligjshme kanë kaluar kufirin e Maqedonisë me Serbinë.

Përshkak dyshimit se kanë kryer vepër penale të kalimit të ndaluar të kufirit shtetëror dhe trafikimit me njerëz, gjykatësi për procedurë paraprake i Gjykatës Themelore në Vrajë, i`u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve këtyre personave, H.S (18), M.R (20), F.SH (23) nga rrethina e Presheves, D.S (27), N.T (24). D.I (60) nga Vraja, si dhe M.M (25) dhe I.S (26) nga rrethina e Vrajës.

D.I, N.T dhe D.S akuzohen se kanë kryer edhe vepër penale të dokumentacionit të fallsifikuar, thuhet në komunikatë.

Të dyshuarëve përkohësisht iu janë ndaluar shtatë automjete me të cilat kanë transportuar emigrantët. Pesë veturat kanë pasur targa të fallsifikuara, ndërsa njërit automjet iu janë fallsifikuar numrat e motorit dhe kariserisë.

Burimi: Beta, Akter dhe Trupi Koordinues 

Pogledajte još

Najnovije

Arhiva članaka