Ministria e Rinisë dhe Sportit ka shpallur ftesë për dorëzimin e propozimeve për programet / projektet vjetore në fushën e sportit përmes ndërtimit, pajisimit dhe mirëmbajtjes së objekteve sportive në territorin e Republikës së Serbisë

Prioritet u jepet programeve / projekteve që kanë të bëjnë me financimin e punëve në objektet sportive, ndërtimi i të cilave është nisur por nuk është përfunduar dhe vendosja e tyre në përdorim.
Objektivi kryesor i projektit është krijimi i kushteve për kryerjen e aktiviteteve sportive dhe përdorimi i objekteve sportive nga të gjitha kategoritë e banorëve.
Propozimi i programit / projektit dorëzohet nga bartësi dmth përdoruesi i tokës ose objektit sportiv me pëlqimin e pronarit të tokës ose objektit sportiv.
Për informata shtesë ju mund të na kontaktoni me e-mail në e-mail: bratislav.petrovic@mos.gov.rs
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është deri më 1 qershor 2019.
Informacion shtesë mbi konkursin dhe formularin e aplikimit mund të gjeni në http://www.mos.gov.rs/vest/ministarstvo-omladine-i-sporta-raspisuje-javni-poziv-za-prijavu-jedinica-lokalnih-samouprava-radi-ucesca-u-programu-odnosno-projektu-izgradnje-opremanja-i-odrzavanja-sportskih-objekata-na-podrucju-republike-srbije
Burimi: Ministria e Rinisë dhe Sportit dhe Trupi Koordinues