Panairi i parë i potencialeve investive për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ju ftojmë që të enjtën më 25 prill prej orës 11:00 të merrni pjesë në Panairin e parë të potencialeve investive për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë…
Panairi i parë i potencialeve investive për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Ju ftojmë që të enjtën më 25 prill prej orës 11:00 të merrni pjesë në Panairin e parë të potencialeve investive për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Odën ekonomike të Sërbisë, Resavska 15, salla 1, kati përdhesë. Në panair do të prezentohen 22 ndërmarrje edhe atë 8 nga Presheva, 8 nga Bujanoci dhe 6 nga Medvegja.
Në pjesën hyrëse prej orës 11:00 deri në 11:30 do të flasin:
- Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues
- Zhelko Sertiq, kryetar i Odës ekonomike të Sërbisë
- Verica Kallanoviq, ministrja për zhvillim rajonal dhe vetëqeverisje lokale
- Vensan Dezher, ambasador i Delegacionit Evropian në Beograd
- Majkëll Kirbi, ambasador i SHBA-së në Sërbi
- Piter Burkhard, shef i minsionit të OSBE- së në Sërbi
Pastaj në ora 11:30 minuta tre kryetarët e komunave do të prezentojnë potencialet ekonomike të komunave të tyre edhe atë:
- Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës
- Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit
- Sllobodan Drashkoviq, kryetar i komunës së Medvegjës
Në orën 12 vijon prezentimi i ofertave të potencialeve investive, dhe me atë rast do të flasin:
- Prezentimi i subjekteve ekonomike dhe ofertuesëve, Vidosava Xhagiq
- Prezentimi i ofertave të shoqërive ekonomike afër falimentimit, Ivan Vesellinoviq, Agjensioni për privatizim.
- Prezentimi i mundëshëm i investimeve të ndërmarrjeve nga privatizimi Aca Sariq.
Në ora 12 e 30 pjesëmarrësit takimit do të vizitojnë shtandet e ofertusve, dhe pas kësaj janë paraparë deklaratat për media.
Në ora 13:15 do të pasojnë bisedat ndërmjet ofertuesve dhe investitorëve potencial. Pas kësaj në ora 15:00 do të organizohet tryeza e rrumbullakët me temën „ Programi i mbështetjes shtetërore të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme – burimet e financimit, për të cilat do të flasin:
- Verica Kallanoviq, ministrja për zhvillim rajonal dhe vetëqeverisje lokale
- Alleksandar Lubiq, sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave
- Dragan Stevanoviq, sekretar shtetëror në Ministrinë për zhvillim rajonal dhe vetëqeverisje lokale
- Ivica Ezhdenci, drejtor i Agjensionit Nacional për zhvillim rajonal
- Radosh Gaziq, këshilltar për investime të huaja në Agjensionin për investime të huaja dhe promovimin e eksportit në Republikën e Sërbisë
- Suzan Fric, drejtoreshë e USAID- it
Qëllimi i panairit është që investiotrëve potencial ti prezantohet potenciali ekonomik në bashkësitë lokale Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe planet investive dhe projektet e subjekteve ekonomike në territorin e tri komunave. Nga ana tjetër ofertuesit e panairit do të kenë mundësi që në biseda të drejtpërdrejta me partnerët e interesuar të shqyrtojnë bashkëpunimin e mundëshëm duke përfshirë edhe investimet.
Vërejtje:
-
Akreditimi për mediave është i obligueshëm dhe mund të dërgohet në email: informisanje@pks.rs











