Ju ftojmë që të martën me 24 shtator nga ora 10 të përcjellni vizitën e Zoran Stankoviqit, kryetarit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në komunën e Medvegjës.
Ju ftojmë që të martën me 24 shtator nga ora 10 të përcjellni vizitën e Zoran Stankoviqit, kryetarit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në komunën e Medvegjës. Për gjatë ditës kryetari i Trupit Koordinues do të takohet me kryetarin e komunës së Medvegjës, Slobodan Drashkoviqin dhe njerëzit kyc të administratës komunale me të cilët do të vizitoje sheshin e qytetit, urën dhe rrugën e Jablanicës ku është punuar sanimi i trotuarit dhe oborret mbrapa ndërtesave për banim. Stankoviqi pas vizitës do të takohet me kryetarët e Këshillit komunal të Medvegjës. Është planifikuar edhe vizita në bashkësin lokale Gajtan dhe biseda me qytetarët e atij vendi. Në fund të vizitës pune të komunës së Medvegjës, kryetari i Trupit koordinues do të vizitojë edhe minierën“Lece“ dhe do të bisedojë me drejtorin e minierës Drago Laziqin.
Është planifikuar deklarata për media e Zoran Stankoviqit, kryetarit të Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Në atachment e keni agendën











